Te Partizani, plas sherri mes drejtuesve e pronarëve
TIRANE-Partizani dje ka regjistruar përplasjen e radhës, por këtë herë përballë nuk kanë qenë Albert Xhani e Paro Laçi, por ky i fundit me pronarët e truallit të këtij klubi. Dje, pronarët e tokës përqark klubit Partizani nuk e kanë lejuar Laçin që ai dhe administrata e re e klubit të kuq të futet në fushat e stërvitjes, duke e quajtur sjelljen e tyre arrogante. Një gjë e tillë ka çuar në një përplasje të fortë mes palëve. Skuadra më pas është futur në terrenet stërvitore për të vijuar punën me stërvitjen e radhës, ndërkohë që futja e administratorit Paro Laçi ka bërë që çështja të shkojë në polici. "Duke parë këtë sjellje kemi bërë një padi penale ndaj tij, pasi është futur me forcë në një pronë private, - bëri të ditur për Gazetën Shqiptare një prej pronarëve të tokës, Xhimi Begeja. - Kjo tokë është e jona, ne e kemi blerë tashmë dhe arsyeja përse nuk e kemi lënë Paro Laçin që të futet ka qenë sjellja e tij. Ai ka patur kohët e fundit përplasje të forta me Albert Xhanin dhe ne i kemi thënë që përsa kohë ata të rregullojnë problemet mes tyre, ai të mos jetë në pronën tonë. Por, ky njeri nuk e ka respektuar këtë dhe është futur sërish", shtoi Begeja. Ai sqaroi gjithashtu se pas kësaj përplasjeje, ka ngritur edhe një padi penale. "Policia erdhi dhe bëri të gjitha matjet e verifikoi gjithçka, - deklaroi më tej Xhimi Begeja. - Ne nuk mund të lejojmë që këto gjëra të zgjidhen me dhunë, pasi jemi njerëz të ligjit. Gjithsesi, dua të theksoj për të gjithë se ne nuk kemi asgjë me skuadrën, ata mund të vazhdojnë të stërviten aty", u shpreh më tej ai.
Në krahun tjetër, administratori Paro Laçi ka deklaruar se i është vjedhur një komodinë, e cila kishte brenda para' dhe dokumenta të rëndësishmme. "Për këtë unë u jam drejtuar edhe organeve kompetente, - është shprehur ai. - Na janë bastisur zyrat me forcë dhe ka ndodhur kjo vjedhje. Ne nuk na nxjerrin dot nga klubi, këtu do vazhdojmë", shtoi Paro Laçi. Administratori i klubit Partizani pretendon për një shumë rreth 30 mijë euro, që sipas tij është zhdukur. Ndërkohë, sipas Xhimi Begesë, një akuzë e tillë është e pavërtetë. "Edhe për këtë erdhi policia dhe mesa di unë nuk është gjetur asnjë hyrje me forcë në zyrat e tij. Nuk besoj se ka njeri që të mbajë në një komodinë 30 mijë euro", sqaroi Begeja.
Në fakt, trualli përqark klubit Partizani prej afro një viti është marrë nën administrim nga disa familje pronare. Gjithsesi, deri dje nuk është se mes tyre dhe drejtuesve të klubit apo të skuadrës ka patur ndonjë përplasje. Pronarët kanë lejuar skuadrën që të stërvitet, ndërsa i patën dhënë klubit katin e dytë që ta përdorte për zyra. Gjithsesi, është e qartë se "sherri" i nisur dje pritet të jetë pikënisja e një serie përplasjesh të tjera, pasi palët për momentin ndodhen shumë larg në gjetjen e një gjuhe të përbashkët.