E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti i Shqiptar i Helsinkit, apel partive: “Shmangni gjuhën e urrejtjes”



Në javën e fundit të fushatës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u është drejtuar me një apel partive politike për të përmbyllur një fushatë të qetë, ndërkohë që ngre një sërë shqetësimesh, që nga mosngritja e komisioneve të qendrave vendore e deri te kaosi që mund të shkaktojë për zgjedhësit ndryshimi i qendrave të votimit. “Në këto ditë të fundit të fushatës partitë duhet të shmangin gjuhën e urrejtjes. Zgjedhësit duhet të jenë të qartë se qëllimi kryesor janë standardet”, - thuhet në një deklaratë për shtyp të KSHH-së. Sipas saj, mbajtja e një klime të qetë do të ndikonte pozitivisht në këto zgjedhje, që duhet të jenë të lira, të qeta e të drejta. Nga ana tjetër, KSHH ka shprehur shqetësimin e tij për mosngritjen sipas Kodit të shumë komisioneve të qendrave vendore. Sipas KSHH-së partitë politike përkatëse nuk i kanë paraqitur KZAZ-ve propozimet, duke shkelur Nenin 36 të Kodit Zgjedhor, që kërkon emërimin e të gjitha KQV-ve jo më vonë se data 8 qershor 2009.

23 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›