E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri vullkanik, Berisha me makinë nga Vjena në Tiranë

TIRANE-Pasi dorëzoi Pyetsorin e BE për Shqipërinë në Bruksel, Kryeministri Sali Berisha vijon të mbetet larg atdheut për shkak të pezullimeve të fluturimeve të avionëve që erdhën si pasojë e hirit vullkanik nga aktivizimi i nje vullkani në Islande. Dyshohet se kryeministri po përshkron me automjet rrugën nga Austria ku ndodhej mbrëmjen që shkoi, drejt Shqipërisë, nga ku është larguar prej datës 13 prill. Saktësisht kreut të qeverisë i duhen 1 500 km udhëtim me makinë deri në mbërritjen në Shqipëri.

Dje në mbrëmje, zyra për shtyp e qeverisë ka njoftuar se Berisha ndodhej në Vjenë dhe se do të mbërrinte po mbrëmjen e së shtunës në Shqipëri.

Sot zyra për shtyp e kreut të qeverisë shqiptare ka qëndruar në heshtje duke mos konfirmuar zyrtarisht mbërritjen e tij.
Por, meqë linjat aktuale funksionale sot në Rinas funksiónojnë vetëm ndërmjet Stambollit dhe Athinës, atëhere më praktik per delegacionin shqiptar mbetej një udhëtim me makinë nga Austria drejt Kroacisë, Malit të Zi e më pas Shqipëri.
Burime të sigurta zyrtare nga zyra për shtyp e qeverisë konfirmuan se Berisha rreth ores 12:00 te se dieles ndodhej në Kroaci, dhe së shpejti dy mberrinte në Malin e Zi , prej nga ku direkt e në Shqipëri.

Pas dorëzimti të pyetsorit më 14 Prill, për kryeministrin Berisha ka qene e pamundur te ndjeke linjen normale fluturimit Bruksel- Vjene- Tirane. Ai eshte nisur te premten paradite me makine nga Brukseli dhe per me shume se 10 ore ka pershkuar gati 1300 kilometra rruge ne Gjermani dhe prej andej ka mberritur ne Vjene ne mbremjen e së shtunës.

Atje eshte njoftuar per mbylljen e fluturimeve nga aeroporti vjenez, cka e ka detyruar kryeministrin Berisha te qendroje edhe te shtunen ne kryeqytetin e Austrisë për të ndërrmarrë sot udhëtimin si Odiseja drejt Itakës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›