Komorowski dhe përtëritja e klasës politike
Në përbërje të delegacionit parlamentar polak, që vizitoi Shqipërinë më 26-27 mars, ishin edhe dy deputetë të moshës 30-vjeçare. Nga interesimi i zonjës Topalli mësuam se kjo prerje moshe në Parlamentin polak përfaqëson dhjetë për qind të së gjithës. Kryetari Bronislaw Komorowski, nga aradha e disidentëve të "Solidarnostit", në bisedat me mikpritësit i përjetonte sinqerisht të dyja gjendjet e shoqërisë shqiptare; represionin e llahtarshëm komunist, nga njëra anë, dhe ndryshimin mbresëlënës postkomunist, nga tjetra. Për kryetarin Komorowski, me gjak blu në gjenezën familjare, ishte më e afërt në përfytyrim e kaluara komuniste shqiptare. Në kërshërinë për të mësuar diçka më shumë në këtë lëndë, mendja e tij megjithatë nuk mund të shkonte deri atje sa të dëgjonte që në Shqipërinë diktatoriale vareshin dhe pushkatoheshin për devijime nga linja e partisë edhe në vitin 1990. Sepse, në Poloninë po ashtu komuniste dënimet politike ishin mbyllur qysh më 1955. Nga dita kur u kishin hequr të drejtën për të pasur pasaportë,
Ai vetë, pinjoll i luftëtarëve të mëdhenj për lirinë e Polonisë, pati kaluar 20 vjet nëpër bodrume mbi shaptilograf, duke prodhuar dhe shpërndarë trakte dhe broshura antikomuniste. Kishte rënë ndërkohë disa herë "brenda", por me dënime disamujore. Pjesa "djaloshare" e delegacionit qëndronte indiferentisht e akullt ndaj së kaluarës shqiptare. Take-tuket në trajtë bunkeri në pazarin e Krujës tek ta ngjallën veç neveri. Në bisedë me ministrin Oketa, që atyre u përngjasonte në ecje dhe konstrukt me Medvedevin rus, ishin pikërisht ata që sugjeronin. Natyrisht sugjerimin prej mysafiri mund ta bënte fare lehtë Kryetari, por ja që e bënë të gjithë dhe me një stil që bënte përshtypje. "20% nga 2% i GDP që shkon për modernizimin teknik të Forcave të Armatosura duhet ta sanksiononi me ligj. Nuk keni pse rrini çdo herë në roje të humorit të ministrit të Financave".
Tek dilnin nga bisedat e fundit zyrtare, Kryetari Komorwski, këtë radhë në pozicionin e babaxhanit, i thotë sinqerisht mikpritësit shqiptar: "Nga brezi i Solidarnostit në Parlamentin tonë me 465 deputetë kanë mbetur gjithë-gjithë 15 vetë, nga postkomunistët vetëm dy... Nxitoni me reformat, brezi im ju mirëkupton, brezi im e njeh startin tuaj të vështirë. Këta të rinjtë ju konsiderojnë vend krejt normal, nga vetë natyra kërkojnë tjetër ritëm. Dhe po të mendojmë... kanë kaluar 20 vjet!".