E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania “AUDI”, regjistron rekord shitjesh gjatë këtij viti

Makinat “AUDI” bëhen gjithnjë e më të kërkuara nga qytetarët. Kjo ka bërë që kompania të regjistrojë bum shitjesh gjatë muajve të parë të këtij viti. 

Sipas shifrave zyrtare, “AUDI AG” ka shitur më tepër se 516,000 makina në mbarë botën nga janari në qershor (në 2007: 508,842). Kjo shënon një rritje prej 1.4 % krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2007-ës. Në qershor, “AUDI” ka shitur afërsisht 90,000 makina (2007: 88,846). Pritshmëritë për pjesën e dytë të vitit janë edhe më të larta, për shkak të prezantimit të disa modeleve të rëndësishme në kontekstin e vëllimit të shitjeve. “Në 2008-ën, për herë të parë në historinë tonë, ne do të arrijmë një rekord shitjesh prej më tepër se një milion makina”, thotë drejtori i Përgjithshëm i “AUDI”-t, Rupert Stadler. “Gjysma e parë e vitit u karakterizua nga një numër shumë i madh ndryshimesh në modelet tona, por paçka kësaj ne jemi 2 % mbi objektivin.” Shitjet për modelet e orientuara nga vëllimi të kompanisë në Ingolstadt u karakterizuan nga prezantimi i gjeneratave të reja të modeleve, si dhe përmirësimeve të modeleve ekzistuese. Gjenerata e re e “AUDI A4 Avant” u prezantua në Evropë në maj, “A4” e re sedan doli në shitje në Gjermani, në fund të 2007-ës dhe pati një numër të madh shitjesh që në muajt e parë. Përmirësime të mëdha priten si për “AUDI A3” po ashtu edhe për “AUDI A6”, të cilat do të çojnë më tej shitjet e “AUDI”-t për muajt në vijim. “Ne do të prezantojmë përmirësimet në “AUDI A3” në korrik. Për “A4”-n do të kemi tipa të rinj motorësh në segmentin e mesëm, si dhe fillimin e shitjeve për tregun amerikan”, thotë Peter Schwarzenbauer, anëtar i bordit menaxhues për marketingun dhe shitjet në “AUDI AG”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›