E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit: “Ok” kthimit të ligjit për Taksat Vendore

Shoqata e ndërtuesve është shprehur pro vendimit të Parlamentit për të kthyer në komisionet parlamentare projektin “Për taksat vendore”. Sipas ndërtuesve, ata do të kërkojnë sërish një nivel taksash si ai i deritanishmi. 

Pra, taksa e ndikimit në infrastrukturë të mbetet në nivelin 1-3 për qind për rrethet dhe 2-4 për qind për Tiranën. Sipas tyre, çdo ngritje mbi këto nivele do të ishte e papranueshme sidomos për kompanitë e ndërtimit. Pak kohë më parë gjatë një deklarate për mediat drejtuesit e kësaj shoqate kundërshtuan rritjen e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 4, në 6 për qind, rritjes së taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe futjes së një detyrimi të ri të taksës së truallit urban. Sipas tyre, nëse ky projektligj i ri i qeverisë hyn në fuqi kështu siç është atëherë kjo do të rriste së tepërmi koston e tyre të ndërtimit. Por ata që e pësojnë të parët rritjen e kostos në ndërtim janë vetë konsumatorët, pasi kjo do të ndikonte në rritjen e çmimit të shitjes së banesave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›