Raporti në Kuvend, Ina Rama bojkotohet nga Topalli dhe ministrat
Demokratët dhe socialistët bojkotuan në masë seancën e Kuvendit, në momentin që kryeprokurorja Ina Rama raportoi për gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2007.
Seanca e stërzgjatur e Kuvendit ka detyruar deputetët, që mos tregojnë interes në lidhje me raportin e kryeprokurores çka u duk në faktin se, vetëm 9 deputetë gjithsej diskutuan në seancë. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe një pjesë e mirë e ministrave nuk ishin prezent gjatë raportimit të kryeprokurores. Në sallën e Kuvendit gjatë seancës së Kuvendit ka qenë i pranishëm edhe zv.ambasadori amerikan Stephan Christina, duke ndjekur debatet e mundshme për çështjen e Gërdecit. Deputetët Xhafaj, Fino, Bumçi, Çobaj, Braho, Sulaj, Metalla dhe Gjergji ishin të vetmit diskutues, ku binte në sy se pjesa më e madhe e tyre janë mbështetësit e presidentit Bamir Topi. Xhafaj dhe Fino vlerësuan punën e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2007, ku në pjesën më të madhe është drejtuar nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. "PS rithekson dhe njëherë se duke u ngritur në mbrojtje të kauzës së organit të akuzës, ne nuk kemi mbrojtur kurrsesi thjesht e vetëm ish-drejtuesin e saj, por para së gjithash institucionin e Prokurorisë, nuk kemi mbrojtur thjesht individin, por parimet, nuk kemi mbrojtur një emër konkret, por parimin kushtetues të pavarësisë së institucioneve kushtetuese të sistemit të drejtësisë", deklaroi Xhafaj. Ai shtoi se kryeprokurorja është vënë nën sulmet e maxhorancës, pasi po heton çështjen e Gërdecit dhe rrugën Durrës-Kukës. "Tani 'Silvia Konti' dyshohet dhe nuk pëlqehet më sepse, të paktën deri më tani, nuk duket të ketë përmbushur kërkesën e kësaj maxhorance dhe kreut të saj për të qenë një kukull gjithashtu e telekomanduar edhe e partisë në pushtet", theksoi Xhafaj. Ndërsa Fino i kërkoi kryeprokurores që të mos bëhet palë me Kryeministrin dhe Presidentin. "Zonja Prokurore, fillimi i punës tuaj duket se është i mbarë. Prokuroria po vazhdon në të njëjtën linjë si në kohën e paraardhësit tuaj. Ju keni fatin që sulmet e pa princip, që iu bënë paraardhësit tuaj të mos përsëriten në kurrizin tuaj, për më tepër që jeni dhe femër, paçka se kur merr inat Saliu nuk pyet as për ligj, as për moral dhe as për Kanun", theksoi Fino. Kryeprokurorja Rama duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Hoxha për dosjet se mbetura stoqe, theksoi se: "Të gjithë shtetasit shqiptarë janë të barabartë dhe dosjeve do t'i shkohet deri në fund". Ndër për deklaratën e Topit për pasuritë, Rama theksoi se "Nuk do t'i lejoja vetes të bëja komente për deklaratat e kryetarit të shtetit. Shteti shqiptar ka institucione që kanë akses për të marrë informacione në lidhje me pasuritë e funksionarëve, nëse këto institucione që janë ILDPK-së ose Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të parave pranë Ministrisë së Financës, kanë të dhëna ose akuza që tregojnë se pasuritë janë jashtë natyrisht, të padeklaruara, sigurisht që do të bëjmë të gjitha detyrimet ligjore për procedim penal të këtyre shtetasve". b.h