Tahiri: Katastrofa, vetem nga babezia korruptive e qeverise
Deputeti i Partise Socialiste, Sajmir Tahiri, u shpreh dje se kjo katastrofe e shkaktuar edhe per arsye korruptive duhet te kete pergjegjes dhe pergjegjesi. Permes nje komunikimi me mediat, deputeti socialist tha se babezia e qeverise per te fituar me cdo kusht nga eksporti i energjise duke mbushur digat edhe pertej limitit te lejuar solli nje krize humanitare ne vend. "Kjo katastrofe nuk eshte natyrore. Babezia e qeverise per te fituar me cdo kusht nga eksporti i energjise duke mbushur digat edhe pertej limitit te lejuar, degradoi ne skenarin me te keq te mundshem, ne permbytje te ketyre permasave te jashtezakonshme", akuzoi Tahiri. Sipas tij, demet e shkaktuara deri sot, kapercejne disa miliona euro e po kaq miliona euro ka kushtuar e po kushton perpjekja per te shmangur fatkeqesine ekstreme. Ai tha se kjo katastrofe nuk ishte natyrore dhe per kete duhet te mbajne pergjegjesi te gjithe ata qe me veprimet ose mosveprimet e tyre, shkaktuan keto pasoja. "Duke filluar me Dritan Priftin, i cili duhet te largohet nga detyra jo vetem pse eshte pergjegjes per kete qe ka ndodhur, por edhe per ti dhene siguri banoreve te permbytur dhe gjithe shqiptareve, se katastrofa te tilla nuk do te ndodhin me ne te ardhmen", kerkoi zyrtari socialist. Tahiri tha gjithashtu se prokuroria duhet te hetoje rigorozisht e te nxjerre para drejtesise kedo tjeter qe per mediokritet, paaftesi, gabim apo me keq akoma, me dashje, ka shkelur rregulloret teknike.
Socialistet, apel qytetareve per solidarizim me te demtuarit
Deputetja e Partise Socialiste, Englantina Gjermeni, apeloi dje per solidarizimin dhe riperseriti faktin se kushdo me nje kontribut te vogel e modest mund te beje shume ne kete katastrofe qe ka perfshire Veriun e vendit. Ne nje komunikim per mediat, zyrtarja socialiste tha se pasi te mbaroje faza emergjente, kur banoret e evakuuar te kthehen ne banesat e demtuar do te jete dhe nevoja me e madhe per ndihmen e gjithsecilit prej nesh. "I bejme thirrje te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te Partise Socialiste, si dhe te gjithe qytetareve shqiptare qe jetojne brenda Shqiperise apo ne emigracion, te shprehin solidaritetin dhe mbeshtetjen e tyre per familjet, shtepite e pasuria e se cilave jane nen uje", apeloi Gjermeni. Ajo tha se natyra nuk mund te fajesohet per fatkeqesi te tilla, te cilat mund te ishin parandaluar.