E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoret socialiste: Ndihme financiare per zonat e prekura, eshte nje krim shteteror

Kryetaret e Bashkive, te cilet qeverisen nga Partia Socialiste, zhvilluan dje nje takim te perbashket ne zyren e kryebashkiakut Edi Rama, nga ku bene thirrje per ndihme financiare ndaj banoreve te zonave te demtuara nga permbytjet. Njekohesisht apeluan per te sensibilizuar e angazhuar specialistet e bashkive te tyre, ne permiresimin e kushteve ne zonat e demtuara. Kryetar i shoqates per Autonomine Vendore, Artan Shkembi, gjate nje komunikimi per mediat pas takimit, beri te ditur se arsyeja e mbledhjes ishte per te analizuar situaten ne te cilen keqqeverisja e Sali Berishes ka permbytur gjysmen e Shqiperise. "Kryetaret e bashkive dhe komunave do te japin pjese nga pagat e tyre, ku biznesmene, punonjes te administrates e qytetare te qyteteve dhe komunave tona do te sensibilizohen qe te kontribuojne ne permiresimin e situates, ku te gjithe punonjesit e bashkive, ndermarrjet e puneve publike dhe te gjithe specialistet e bashkive tona do te kontribuojne ne permiresimin e kushteve, per kanalizimet, per ujesjellesit, riparimin e shtepive dhe gjithcka do te jete e nevojshme ne shtepite e demtuara", beri te ditur Shkembi. Ndersa nenkryetari i shoqates per Autonomine Vendore, Rustem Struga, beri te ditur se ka qene ne terren dhe ka pare se "cfare shkakton babezia, korrupsioni dhe paaftesia e cila ka hapur portat, pikerisht ne kuotat kritike te hidrocentraleve". Ku, sipas tij, specialistet drejtuesit deri dikasteret e deri tek Kryeministri nuk e kane idene se si funksionon sistemi energjetik atje dhe pikerisht u krijua kjo situate dhe kjo eshte pikerisht nga hapja e portave pa paralajmeruar fare qytetaret, por duke i paralajmeruar vetem pasi u mbyten me uje.

KRIMI
"Natyrisht ky eshte nje krim shteteror, si rezultat i korrupsionit dhe paaftesise se kesaj qeverie. Une do te thosha se ketu ka vend per ndjekje penale dhe Prokuroria nuk duhet te heshte, duhet te hape menjehere procedurat penale, pasi rregullorja dhe ligjet jane shume te qarta per kete", akuzoi Struga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›