E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet pa votat e opozitës pr/buxheti, të hënën në parlament

Është miratuar mesditën e sotme nga Komisioni i Ekonomisë nen për nen projektbuxheti i vitit 2012. Projektbuxheti, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës do të votohet në seancën parlamentare ditën e hënë.

Deputetët e Partisë Socialiste theksuan edhe njëherë qëndrimin e opozitës për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm, duke përsëritur propozimet për disa ndryshime.

Kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi gjatë seancës së kaluar ku buxheti kaloi në parim vuri tetë kushte që sipas tij nëse plotësohen ligjvënësit e PS-së do të japin votën e tyre.

Tetë kushtet ishin: taksë më të lartë për të pasurit, heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë, uljen e TVSH-së për barnat, rimbursim për fermerët, uljen e TVSH-së për energjinë, heqjen e TVSH-së për librat shkollorë, zgjidhjen e çështjes së pronave si dhe dëmshpërblim të menjëhershëm për të përndjekurit që kanë mbushur 75 vjeç.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›