E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Mbrojtje një kategorie të investitorëve

Shqipëria do këtë së shpejti një ligj për mbrojtjen e një kategorie të përcaktuar të investitorëve të huaj. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili në një konferencë për shtyp, ka sqaruar disa pika të këtij projekt ligji.
"Dje në mbledhjen e qeverisë ka kaluar një projektligj për disa shtesa në ligjin për investimet e huaja, për mbështetje të posaçme për investitorë të huaj që gjatë investimit hasin problematikë në titujt e pronësisë", u shpreh ai.
Prifti tha se ky projektligj i garanton investimet e huaja se nuk do ketë më probleme të pronësisë në investimet e tyre. "Në rast se me vendim të Këshillit të Ministrave një investimi i jepet mbështetje, ky investim ka imunitet. Për çdo pretendim del garant qeveria dhe investimi vazhdon", sqaroi ministri Prifti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›