E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania Lotaritë Austriake synon licencën shqiptare

Share

Për tenderin e shumëdebatuar të Lotarisë Kombëtare ka shkruar edhe gazeta ekonomike austriake WirtschaftsBlatt. Ajo thotë se në garë është kompania austriake Lotaritë Austriake. Por tenderi është shoqëruar nga një konflikt i ashpër, raporton e përditshmja austriake.

Lotaritë Austriake po konkurrojnë për licencën e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri. Kompania po garon me një rivale italiane, Lottomatica, e cila sipas agjencisë ANSA, është në konsorcium me çekët e Synot. Tenderi për licencën është shpallur nga Ministria shqiptare e Financave.

Por për tenderin ka pasur konflikte të forta. Kompania greke Intralot dhe ajo turke Inteltec fajësojnë Ministrinë e Financave se ajo ka vendosur tashmë se fituese do jetë kompania austriake. Kriteret e transparencës në tender nuk janë plotësuar, ankohen të dyja kompanitë, që janë larguar në shenjë protestë nga gara, shkruan gazeta austriake.

Vetë kompania austriake ka dërguar një njoftim për mediat shqiptare.

Lotaritë Austriake, me zyrat e saj në Vjenë, ka dorëzuar dokumentet e aplikimit për licencën e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka konfirmuar se ka marrë dokumentet tona. Kompania jonë është e bindur se ka sjellë ofertën më të mirë, më solidë dhe më të përgatitur për licencuesin, për shoqërinë shqiptare dhe për klientët shqiptarë, thuhet në njoftim.

Kompania sqaron edhe se ka 25 vite në këtë biznes dhe ka 5403 të punësuar në 20 vende në të gjitha kontinentet duke gjeneruar shitje në shumën 3.4 miliard euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›