E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania celulare AMC surpriza dhe oferta gjatë festave

11/12/2008  Këtë fundvit të gjithë fitojnë

Kompania celulare AMC sjell surpriza gjatë kësaj periudhe festash. Për abonentët me parapagesë ALBAKARTA, AMCKARTA dhe What’s Up, që prej datës 2 dhjetor ka filluar shorteu promocional. Kompania parashikon që të dhurojë këtë fundvit 1 milion minuta, 1 milion SMS dhe 1 milion MMS. Abonentët mund të marrin pjesë në këtë shorte nëse e rimbushin kartën gjatë dhjetorit me të paktën 2 mijë lekë. 30 mijë fitues do të përfitojnë 100 minuta kohë bisede falas, 100 SMS falas brenda rrjetit dhe 100 MMS falas brenda rrjetit. Fituesit do të shpallen në datën 5 janar, në prani të një noteri. Edhe abonentët AMC KARTA kanë dhuratat e tyre. Këta abonentë nëpërmjet menysë AMC Easy mund të blejnë 40 minuta me të cilat mund të flasin 8.3 lekë/min (pa TVSH) me të gjitha rrjetet kombëtare. Këta abonentë kanë tashmë edhe shërbimin Friends & Family, ku jepet mundësia për të komunikuar me 3 numrat më të preferuar duke përfituar 50 për qind ulje të tarifave pas sekondës së dytë të bisedës. Grupi Friends & Family përbëhet nga 3 numra, dy prej të cilëve janë numra AMC dhe numri i tretë mund t’i përkasë çdo rrjeti kombëtar. Kompania ofron 4 programe të reja individuale me kontratë, AMC 50, AMC 100, AMC 200, AMC 500 me të cilët mund të flisni 50, 100, 200 dhe 500 minuta drejt rrjeteve kombëtare përkundrejt një tarife konsumimi mujor respektivisht 1 500 lekë, 3 000 lekë, 5 000 lekë dhe 10 000 lekë. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë abonentët e rinj të kësaj kategorie apo ata ekzistues me kontratë, të cilët dëshirojnë të ndryshojnë planin tarifor. Në bazë të zgjedhjes së programeve të mësipërme me kontratë, abonentët AMC përfitojnë zgjidhje komunikimi me kosto efektive, sepse AMC ofron tarifë regjistrimi falas për aktivizimet e reja deri më 15 janar 2009, deri 1 orë kohë bisede bonus çdo muaj dhe deri 500 SMS falas brenda rrjetit për aktivizimet e reja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›