Kriza globale, biznesi t’i paraprijë me masa konkrete
Kriza ekonomike do të ndikojë në ekonominë shqiptare. Efektet do të ndihen në vitin 2009 dhe ato do të prekin si biznesin, ashtu edhe konsumatorin. Por komuniteti i biznesit duhet t’i paraprijë kësaj krize, duke marrë masa konkrete dhe duke hartuar studime për të matur riskun, me qëllim që efekti negativ të jetë sa më i vogël. Por pavarësisht ndikimit të krizës globale, komuniteti i biznesit duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ngjalli panik. Këto porosi i janë dhënë komuniteti të biznesit nga dy ministrat Bode dhe Ruli, të cilët ishin dje të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri i Financave, Bode dhe ministri i Ekonomisë, Ruli, i bënë thirrje dje biznesit të rrisin bashkëpunimin me qeverinë, duke e konsideruar këtë një hap mjaft të rëndësishëm, në një situatë të mjegullt ekonomike në të gjithë botë. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, theksoi se është e rëndësishme hartimi i studimeve për rreziqet që mund të hasen për shkak të një krize të tillë. Ruli theksoi se biznesi duhet të analizojë tregun dhe jo të reagojë në mënyrë instiktive. Sipas tij, duhen bërë studime për t’u paraprirë ndryshimeve dhe efekteve që do japë kriza në ekonominë vendase, peshës e së cilës do ta ndjejnë dhe biznesit në aktivitetin e tyre. Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se kriza ekonomike globale është një krizë për blerësin dhe jo për biznesin. "Është e vërtetë se do të ketë një rënie të vogël të konsumit, por jo aq sa të ndikojë në vendimet e biznesit", - deklaroi Bode. Ministri i Financave u shpreh njëkohësisht se në këtë drejtim bankat që operojnë në të gjithë vendin tonë kanë reaguar pozitivisht. Sipas ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, studimet duhen bërë duke iu referuar vendeve të ngjashme me Shqipërinë, të cilat po vuajnë tashmë pasojat e krizës.
“Jetojmë në periudha të mjegullta të zhvillimit të ekonomisë globale, në impakte sërish të mjegullta ndaj dhe bizneset duhet të fillojnë të bëjnë disa investigime për të parë se ku ekspozohen ndaj këtyre risqeve të pritshme në sektorë të ndryshme të ekonomisë sonë. Gjithashtu, për të parë edhe eksperiencat e vendeve të ngjashme me ne nga struktura ekonomike dhe nga shkalla e rreziqeve të ekspozimit ndaj krizës ekonomike globale”, - tha Ruli. Kriza ekonomike globale është komentuar edhe nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Ai ka deklaruar se pasojat e saj nuk do t’i vuajnë bizneset, por qytetarët. “Niveli i konsumit në Shqipëri do të ketë luhatje të vogla, por nuk do të bjerë për të dëmtuar aktivitete prodhuese. Ne si qeveri dhe ju duhet të dimë se kriza nuk vjen për ju, por për blerësin, ndaj dhe ne duhet ta mbështesim dhe inkurajojmë atë me të gjitha metodat t’i krijojmë siguri dhe jo panik”, - ka deklaruar dje ministri Bode.