Energjia, rritet konsumi, OSSH siguron importin
11/12/2008 Firmosen kontratat për dhjetorin me GEN-I, Espadën dhe GSA-në
Rritja e kërkesës për energji ka shtuar prodhimin nga hidrocentralet. Sipas të dhënave të KESH-it, konsumi i energjisë është 2 milionë kilovat orë më shumë se një javë më parë dhe rreth 19 milionë kilovat orë në ditë. Prodhimi i energjisë në të njëjtën kohë është shtuar me 5,5 milionë kilovat orë duke kapur shifrën e rreth 16.5 milionë kilovat orë energji në ditë. Ndërkaq, edhe pse është rritur prodhimi vendas KESH ka vijuar blerjen e energjisë për muajin dhjetor.
KESH
Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike, KESH ka blerë me procedurën e prokurimit me negocim, pa shpallje të kontratës energji për periudhën 01.12.2008 - 31.12.2008 me një vlerë 753.404,16 euro. Kontrata është firmosur në fund të muajit nëntor me kompaninë serbe GEN-I. Me të njëjtën kompani rezulton të jetë blerë edhe një tjetër sasi energjie për periudhën 1 dhjetor – 31 dhjetor me një vlerë 92.947.471 lekë. Kontrata është nënshkruar me kompaninë serbe GEN-I në fund të muajit nëntor.
OSSH
Edhe pse në pozicion shumë të vështirë për shkak të detyrimeve të pashlyera nga ujësjellësit Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka pasur në dispozicion një fond prej rreth 22,3 milionë euro për blerjen e energjisë vetëm për dy muajt e fundit të vitit. Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar se tashmë janë lidhur kontratat për blerjen e energjisë mes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe dy prej kompanive që kanë marrë pjesë në tenderin e shtatorit. Në fund të nëntorit janë nënshkruar kontratat mes kompaninë GSA dhe Espada me qendër në Çeki për të furnizuar Shqipërinë me drita. Në tenderin e shtatorit kompania GSA ka ofruar çmimin 95,2 euro për megavat orë për një sasi prej 74 400 MGW. Ndërsa kompania çeke Espada për një sasi prej 43 920 MGW orë energji ofroi çmimin 95.7 euro për megavat/orë. Në total, sipas të dhënave të kontratës me kompaninë GSA, është blerë energji për një vlerë 3 044 448 euro, ndërsa me Espada-n vlera e kontratës ka qenë 2 064 600 euro.
Detyrimet
Miliona euro detyrime janë të prapambetura ndaj OSSH-së, e cila është në gjendje të vështirë, edhe për të paguar punonjësit e vet, apo këstet e kredive të marra. Më e rëndësishme është fatura që duhet të paguanin ujësjellësit ndaj kësaj ndërmarrjeje, e cila kap vlerën e 13 milionë eurove. Edhe pse OSSH-ja është përpjekur të realizojë treguesit e nëntorit me rritjen e arkëtimeve, vetëm këto tregues nuk mund të ndikojnë në përmirësimin e situatës financiare të kompanisë.
Prurjet
Reshjet e ditëve të fundit kanë ndihmuar në shtimin e prurjeve në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike, ato mbeten në nivele të konsiderueshme, duke kapur 498 metra kub ujë në sekondë. Niveli i liqenit në Fierzë ka arritur në 277.2 metra, me një rritje prej 95 cm.
2009
KESH do të marrë në 2009-n nga Qeveria një fond prej më shumë se 8 miliardë lekësh. Me anën e një akti normativ do t’i akordohen rreth 4 miliardë lekë për përmirësimin e gjendjes financiare dhe për të blerë energji, ndërsa si garanci për kredi tregtare KESH-it do t’i jepen 40 milionë euro.