Apeli, biznesi të mos trembet nga kriza globale
11/12/2008 Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë
Bode: Do të ketë një rënie të konsumit. Ruli: Biznesi të analizojë vetë tregun
Në një kohë kur të gjitha institucionet ndërkombëtare bëjnë thirrje për marrjen e masave për të zbutur efektet që do të ketë kriza globale në ekonomitë e vendeve në zhvillim, ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe ai i Ekonomisë, Genc Ruli, shprehen se nuk ka vend për panik. Madje edhe bankat nuk duhet të frenojnë dhënien e kredive për qytetarët. Deklaratat janë bërë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Ata kërkuan rritjen e bashkëpunimit të bizneseve me Qeverinë. “Biznesi duhet të jetë i matur në hapat që bën dhe ajo që është e rëndësishme është fakti se ai nuk duhet të reagojë instinktivisht, por të analizojë tregun. Bashkëpunimi me biznesin është i rëndësishëm në kushtet kur e gjithë bota është përfshirë në një krizë globale, pavarësisht se efektet e saj nuk do të jenë aq të mëdha në vendin tonë, pasi ekonomia jonë nuk është e hapur në atë masë", deklaroi ministri Ruli, duke theksuar se është i rëndësishëm hartimi i studimeve për rreziqet që mund të hasen nga një krizë e tillë. Ndërkaq, sipas Bodes, kriza ekonomike globale është një krizë për blerësin, jo për biznesin. “Është e vërtetë se do të ketë një rënie të vogël të konsumit, por jo aq sa të ndikojë në vendimet e biznesit”, - tha ministri i Financave. Kreu i DHTIT, Gjokë Uldedaj, bëri një analizë të punës gjatë vitit 2008. Sipas tij, është përmirësuar ndjeshëm klima e biznesit, por kjo gjë ka ndikuar edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve që biznesi ofron. Dy ministrat ripërsëritën reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për lehtësimin e barrierave administrative ndaj biznesit, përmirësimet ligjore si “Ligji për procedurat tatimore”, “Për ngritjen e Gjykatës Administrative” dhe së fundi ai “Për auditin ligjor dhe ekspertin kontabël”.