GJND-ja dhe Kosova
Rexhep Meidani
çkolonizimi dhe "shkëputja kurative" Pritet që, më 22 korrik Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) do të publikojë opinionin e saj mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës (të 17 shkurtit 2008), krahasuar me ligjin apo të drejtën ndërkombëtare.a Dhe kjo ndërkohë që 69 vende, madje më kryesoret, e kanë njohur këtë pavarësi, të tjerë e kanë shtyrë njohjen e saj për një periudhë të dytë, ndërsa disa shtete të tretë janë tërësisht kundër saj. Kjo larmi pozicionimesh, krahas të tjerash, shpreh edhe ndërthurjen e përplasjen midis tyre të disa parimeve bazë të ligjit ndërkombëtar, si ai i tërësisë dhe integritetit territorial të shteteve, të parimit të vetëvendosjes së popujve dhe të praktikës së ndërhyrjes ndërkombëtare (për të ndaluar dhunën çnjerëzore dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, sidomos krimet kundër njerëzimit dhe ushtrimin e gjenocidit). Madje, duke u përzierë midis tyre dhe ndryshuar radhitjen, vetë hierarkinë legale-politike, duke e vendosur në një nivel më të lartë (si dhe gjatë lëvizjeve për çlirim nga pushteti kolonial) parimin e vetëvendosjes ndaj parimit të tërësisë territoriale. E njëjta gjë vlen edhe për pavarësimin e Kosovës, për shkëputjen e saj nga zgjedhja koloniale serbe njëshekullore... Megjithatë, e zhvendosur gati 30 vjet në kohë nga procesi masiv i çkolonizimit kryesor, për ta interpretuar "teorikisht" këtë proces pavarësimi aplikohet aktualisht si parimi i "shkëputjes kurative" (që, sipas Allen Buchanan, është një ilaç, njëfarë kure kundër padrejtësive të mëdha ndaj një populli) apo ai i "sovranitetit të njohur, të përfituar apo të fituar" (Paul R. Williams & Francesca Jannotti Peçi, Earned Sovereignty: Bridging the Gap between Sovereignty and Self-Determination).
Parimi i "shkëputjes kurative" ka marrë një mbështetje të madhe, por është ende larg të qenit apo të pranuarit si parim universal. Parë në këtë kuptim, vetë ndarja e opinioneve, në një mënyrë apo tjetrën, vazhdon të "ushqejë" njëfarë hezitimi të GJND-së. Dhe kjo, pikërisht kur kërkohet të arrihet tek një interpretim legal autoritativ të gjithëpranuar mbi hierarkinë e konceptit të vetëvendosjes ndaj konceptit të tërësisë territoriale. Në kushte të tilla, ka vlerë doktrina e "shkëputjes kurative". Ajo, edhe pse jo tërësisht e përpunuar nga pikëpamja politike e ligjore, është shfrytëzuar në vitin 1999 për të justifikuar administrimin e Kosovës jashtë sferës së politikës së Beogradit, për të mbështetur procesin e pavarësimit gradual të saj. Rusia, në gusht 2008, duke abuzuar në mënyrë artificiale, madje duke iu kundërvënë thelbit të kësaj doktrine, nëpërmjet "shkëputjes kurative" (ruse, por jo ndërkombëtare!) njohu Abkazinë dhe Osetinë Jugore. Krejt ndryshe nga procesi kosovar, tek i cili mund të veçohen tri faza të njëpasnjëshme: 1.negociatat fillestare mbi vetë-administrimin e Kosovës brenda Jugosllavisë së mbetur; 2. ndërtimi e zhvillimi i institucioneve kalimtare të vetë-qeverisjes nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut (gjatë të cilës u zhvilluan elementë kryesorë të sovranitetit sipas një dezinjimi të jashtëm dhe përfitimi të brendshëm) dhe 3. shpallja e pavarësisë dhe njohja sa më e rëndësishme ndërkombëtare.
Hierarkia e vetëvendosjes mbi "integritetin territorial"
Gjykata duhet të japë opinionin e saj, siç është kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por me një efekt praktik minimal. Në variantin më të thjeshtë, ajo, shpalljen e pavarësisë, që në fillim mund ta konsideronte si çështje të brendshme dhe jashtë "fushës së veprimit" të ligjit ndërkombëtar. Ndërsa, në kuadër të këtij të fundit, janë të mundshme të dy përafrimet. Konkretisht, a do të formulohet ai brenda një kornize të ngushtë e konservatore, duke ruajtur teprimin tradicional të parimit të tërësisë dhe integritetit territorial, siç shpreson Serbia, (por që mbështetet nga Spanja në kuadër të problemit bask e katalanez, nga Belgjika në ruajtje të federatës së saj, por jo më nga Mbretëria e Bashkuar për Irlandën e Veriut; etj.); apo do të krijojë ai një hapësirë të re legale, në pasqyrim të evolucionit të praktikës e teorisë ndërkombëtare, në mbështetje, garantim e mbrojtje të drejtave të njeriut, të justifikuar me ndërhyrjen e NATO-s (1999)? Madje, edhe duke i rikthyer fuqinë e mëparshme vetë parimit të vetëvendosjes! Po ashtu, vlen të theksohet se, edhe pse Serbia është iniciatore e këtij procesi gjyqësor, ajo që në fillim është deklaruar në mosnjohje të vendimeve, që janë kundër pozicionimit të saj apriori. Nga ana tjetër, në pikëpamje historike, ekzistenca e një shteti, krijimi i tij, është parë përgjithësisht si çështje fakti dhe jo ligji. Bile, vetë ligji ndërkombëtar ka shumë pak gjëra për të thënë në këtë aspekt...
Njohja e një shteti
si çështje politike
Njohja e një shteti për një shtet të ri është një çështje thellësisht politike. Në këtë kuptim, shtetet që e kanë njohur Kosovën nuk do ta "çnjohin" atë, sepse kështu mendon ky apo ai jurist, ky apo ai gjyqtar. Prandaj, ashtu si dhe në të kaluarën, opinioni i gjykatës nuk është detyrues, por thjesht këshillues, aq më tepër po të jetë kundër interesave politike të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Madje, ka shumë mundësi që si reagim të ndodhë një proces i shpejtë njohjeje, edhe sikur vendimi të rezultonte jo krejtësisht i pëlqyeshëm për Kosovën. Pra, si reagim, mund të pritet që mbi 30 vende të reja ta njohin këtë shtet të ri, menjëherë pas publikimit të vendimit! Dhe e kundërta, edhe sikur GJND-ja të japë një vendim tërësisht pozitiv për Kosovën, Serbia dhe disa shtete mbështetëse të saj do të vazhdojnë të mos e njohin shtetin e ri, deri duke krijuar pengesa jo të vogla ndaj tij, duke vazhduar "futjen e shkopinjve në rrota" ndaj proceseve integruese kosovare. Madje, vetë Serbia e ka bërë të qartë se do të kërkojë miratimin e një rezolute të OKB-së për hapjen e "negociatave". E thënë ndryshe, politika, jo gjykata, do të përcaktojë ecurinë e mëtejshme, ritmet e saj pozitive ose negative, përshpejtuese ose ngadalësuese, edhe pse gjithmonë të pakthyeshme...
Një problem në vete në këtë drejtim është kapërcimi i ndarjeve brenda BE-së për Kosovën. Aq më tepër që 5 shtete të saj: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro duket sikur po vazhdojnë të ekspozojnë një qëndrim gati "fundamentalist" në lidhje me njohjen e saj, ndërkohë që 22 vendet e tjera anëtare do të mbeten në pozicionet e veta (në praktikën ndërkombëtare kalimi nga njohja në mosnjohje është pa ndonjë precedent!). Duken disa shenja gatishmërie nga Greqia dhe Spanja, për t'u bashkuar me pjesën tjetër të BE-së. Aq më tepër në kushtet e një tronditjeje të brendshme ekonomike-financiare! Por, kjo mund të ndikojë edhe Sllovakinë e Rumaninë për të ecur në këtë rrugë. Ndryshe duket Qiproja (greke), që është deklaruar kundër njohjes së Kosovës edhe sikur Serbia ta njohë atë! Dhe e gjitha kjo, pikërisht, kur BE-ja ka nevojë për një koherencë sa më të plotë në politikën e saj mbi Ballkanin. Një koherencë e tillë nuk mund të arrihet pa eliminimin e pozicionimeve të ndryshme, apo të ndarjes politike mbi Kosovën. "Miqtë e Serbisë", ndoshta mund të synojnë të ndikojnë mbi vendet e tjera anëtare për avancimin e Serbisë në proceset integruese evropiane, pa njohjen prej saj të Kosovës. Bile, vende si Italia që e kanë njohur Kosovën apo, ndoshta dhe Austria mund të përpiqen të eksplorojnë modalitetet e këtij "kompromisi". Veçse duke ndeshur me një qëndrim të qartë, shumë më të prerë të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Holandës, etj. Jo thjesht për precedentin jo të suksesshëm të pranimit në BE të Qipros si një vend i ndarë (në Qipron greke dhe Qipron turke), por sepse do të ishte fare e sigurt se Serbia, sapo të bëhej një anëtare e BE-së, do të bënte gjithçka për ta bllokuar Kosovën dhe mbi të gjitha, perspektivën evropiane të saj. (Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, që edhe pse e kishin mjaft çështje të pazgjidhura për Irlandën e Veriut, i mbajtën ato larg preokupimeve të BE-së). Akoma më tej, diçka të ngjashme, por të përmasave më të vogla, kemi edhe me rastin e Greqisë e Sllovenisë. Ato, nga njëra anë, në përputhje me idetë bazë të Samitit të Selanikut, janë shprehur pro zgjerimit të BE-së në Ballkan, pra janë avokate entuziaste të këtij zgjerimi dhe nga ana tjetër, kanë bllokuar dy vendet kandidate, përkatësisht Maqedoninë dhe Kroacinë, për çështje krejtësisht bilaterale (madje, edhe të rëndomta, siç është emri për Republikën maqedonase). Dhe, ndërkohë, "lodhja ndaj zgjerimit" dhe turbullimet e ndeshura në kuadër të krizës ekonomike, përfshirë dhe Eurozonën, janë arsye të mjaftueshme për të shtyrë jo pak agjendën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Dhe, mbi të gjitha, për të arritur në marrëdhënie normale midis Serbisë dhe Kosovës për t'u pranuar si vende anëtare të BE-së...