Mallakastër, CEZ-i u pret dritat, debitorët ngujohen në nënstacion
Mallakastër- Banorët e 14 fshatarve të Mallakastrës kanë mësyrë drejt nënstacionit elektrik të Ballshit në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e kompanisë CEZ.
Mësohet se afro 150 persona janë futur të organizuar mbrëmjen e djeshme në ambjentët e këtij nënstacioni ku sipas tyre do të qëndrojë të ngujuar deri në një rikthim të energjisë elektrike.
Ata janë shoqëruat edhe nga kryepleqtë e këtyre fshatrave teksa nuk kanë pranuar të dalin prej atje as pas negociataveme policinë.
CEZ-i nga ana e saj ka argumentuar se ndërprerja e energjisë elektrike për këto fshatra ka ardhur në sajë të mos pagesave të detyrime ndaj kompanisë. Sakaq kompania tha se ka stakuar nënstacionin e Ballshit për arsye sigurie.
/IDEA/