Kompania greke, 32 milionë Euro spital në Shqipiri
Konsorciumi grek Terna SA tha se ka fituar një kontratë prej 32 milionë eurosh për ndërtimin e një spitali të ri në Shqipëri.
Kompania nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth këtij projekti.
Terna është një nga konsorciumet më të mëdha në Ballkan dhe ka më shumë se 30 vjet eksperiencë në këtë fushë.
Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë, dhe një e treta e popullsisë jeton nën nivelin ndërkombëtar të varfërisë prej 2 dollarë në ditë.
Sistemi publik shëndetësor vuan nga mungesa e pajisjeve dhe mjeteve financiare.
Por me rritjen e të ardhurave rriten edhe kërkesat për shërbimin privat shëndetësor.
Shpenzimet publike të Shqipërisë në shëndet janë 2.7% e PBB-së për vitin 2007, më pak se një e treta e mesatares në gjithë Bashkimin Europian.