Kompania sekrete

Edhe pse është ndërmarrje publike, Posta dhe Telekomi i Kosovës po e mban sekret emrin e kompanisë që e furnizon me kartela mbushëse. Nga kjo kompani, gjatë viteve 2002 dhe 2004 janë pranuar mbushje false në shumë 4 milionë euro. Zyrtarë të PTK’së thonë se nuk janë dëmtuar.
Nga Agon Sinanaj më 15 korrik 2011 në ora 08:15
Pavarësisht se e ka statusin e ndërmarrjes publike, Posta dhe Telekomi i Kosovës po e mban sekret kompaninë e cila e furnizon me kartela mbushëse. Ndërkohë, burime të Express thonë se nga e njëjta kompani, PTK-ja ka pranuar kartela false prej katër milionë eurosh gjatë vitit 2002 dhe 2004. Një rast i njëjtë me po këtë shumë dyshohet të ketë ndodhur edhe së fundi. Nga Posta dhe Telekomi i Kosovës pranojnë se kanë pranuar kartela të këtij lloji, por thonë se përgjegjësinë për këtë e ka furnizuesi.
“Mbushjet kanë ardhur prej Anglisë dhe janë pranuar të pavlefshme prej Postës”, saktëson ky burim. Sipas tij, rasti i ngjashëm dhe me të njëjtin dëm dyshohet të ketë ndodhur edhe së fundi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...