E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKUK merr falas projektin për ndërtesën

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 13:30

Drejtori i kompanisë “Patria”, Baton Arifi, i ka dhuroi si donacion Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) projektin ideor në vlerë prej 45 mijë eurove për ndërtimin e klinikës “Kirurgjia Pediatrike”.

Thuhet se kjo është arritur pas bisedimeve të vazhdueshme të kompanisë në fjalë dhe u.d të drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së, Lulzim Emini.

Projekti parashihet të implementohet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Arkitekti Baton Arifi tha se ky projekt është punuar në bashkëpunim të plotë me menaxhmentin dhe mjekët e QKUK-së, përfaqësuesit e shoqatës humanitare “Nënë Tereza” nga Gjermania, dhe në tërësi i plotëson të gjitha kërkesat e QKUK-së, për një afat kohor më të gjatë.

Në këtë rast, u.d të drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së, Lulzim Emini e falënderoi donatorin dhe në shenjë mirënjohjeje i dha një falënderim në emër të QKUK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›