E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanitë celulare abuzime stratosferike, mesazhet 5 herë më të shtrenjta se në Itali

Monopol çmimi i sms-ve në tregun e telefonisë celulare drejt gjithë rrjeteve


Tarifat e telefonisë celulare në Shqipërisë janë pesë herë më të larta se në Itali dhe 7 herë më të larta se mesatarja e gjithë vendeve të eurozonës. Një sms nga çdo operator i telefonisë celulari drejt një operatori tjetër kushton mesatarisht 20 lekë për abonentët me parapagesë.

Çmimi jo vetëm që është monopolist pasi të tre kompanitë kanë të njëjtën tarifë por është edhe rreth 5 here më i lartë se tarifat për të njëjtën shërbim që ofrojnë kompanitë celulare në Itali. Ndërsa në raport me vendet e tjera të eurozonës kjo diferencë thellohet dhe arrin në raportin një me shtatë. Nëse një banor në vendet e eurozonës ka të ardhura mesatare vjetore prej 30 mijë euro në vit paguan për një sms më pak se 0.03 cent. Ndërsa një shqiptar që ka të ardhurat mujore rreth 3 mijë euro në muaj paguan për një sms 20 lekë.


Tarifimi
Abonentët e telefonisë celulare në Shqipëri tariforen me çmime monopolisitike për mesazhet e shkruara që nisin drejt rrjeteve të ndryshme brenda territorit të vendimit. Çmimi mesatar standard për tre kompanitë e telefonisë celulare është 20 lekë për sms. Ndërkohë që ndryshime mes kompanive që operojnë në treg bëhet vetëm me ofertat brenda rrjetit. Por edhe në këto tarifa jo vetëm që përcaktohet se operatore drejt të cilit do të niset sms-ja por edhe kohëzgjatja ofertës dhe çmimi i diktuar, të cilin e merr kompania pavarësisht nëse brenda periudhës abonenti i konsumon ose jo ato para.
Çmimi është përcaktuar nga tre kompanitë që operojnë më treg, pasi edhe me hyrjen në tregun e telefonisë celulare të operatorit të tretë çmimi i këtij produkti nuk u ndryshua. Megjithëse në tregun shqiptarë operojnë disa kompani te telefonisë celulare, çmimet për konsumatorin shqiptarë mbeten mjaft të shtrenjta si ato në thirrje telefonike dhe nëpërmjet mesazheve. Autoriteti i Konkurrencës vazhdimisht ka evidentuar faktin se pavarësisht operimit të disa kompanive çmimet rezultojnë sërish të larta. Rezultojnë se operatorët e kompanive celulare në vend ofrojnë pothuajse të njëjtat çmime për shqiptarët duke lënë të kuptohet se konkurrenca nuk ekziston mes tyre.


Shfuqizimi nga APEK
Pak kohë më parë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka shfuqizuar rregullimin e tarifave me pakicë për AMC dhe Vodafone Albania. Në vitin 2007, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve pati vendosur rregullimin e tarifave me pakicë për AMC dhe Vodafone Albania, në dy planet kryesore tarifore me parapagesë, Albakarta dhe Vodafone Card. Vendimi mori fuqi të plotë ligjore në vitin 2008, pasi, bazuar në metodologjinë përkatëse, Këshilli i Ministrave miratoi uljen e detajuar të tarifave me pakicë. Por ndërkohë që janë hequr rregullimet në tregun me pakicë, do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi rregullimi i tregut të shumicës. Të tre operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri janë shpallur Operatorë me Fuqi të Ndjeshme në Treg (OFNT). AKEP ka marrë këtë vendim pas miratimit të variantit përfundimtar të analizës së tregjeve të telefonisë celulare. Për AMC dhe Vodafone Albania ky status ka ekzistuar edhe më parë, ndërkohë që Eagle Mobile është hera e parë që cilësohet si i tillë. Ligji i komunikimeve elektronike i përgatitur nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, paraqiti një sërë rregullash të reja për këtë treg. Sipas ligjit, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve zëvendësohet me një institucion tjetër, që është Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AKE). Në këtë projekt, parashikohet që të ketë një metodike të re për përcaktimin e operatorëve me fuqi në treg.

Në Itali
TIM
1 sms  0.03 cent
Wind
1 sms  0.02 cent

Në Shqipëri
AMC
1 sms  20 lekë
Eagle
1 sms  20 lekë
Vodafon
1 sms 20 lekë

Gjoba për AMC, vodhi klientët me sms-të
Kontrolli ndaj kompanive të telefonisë celulare që operojnë në vendin tonë nga Autoriteti i Konkurrencës ka qenë i herë pas hershëm dhe gjithmonë këta kompani kanë rezultuar me probleme duke detyruar kështu Autoritetin e Konkurrencës ti ndëshkojë me gjoba. Në fokusin e këtij kontrolli nga Autoriteti i Konkurrencës ka qenë kompania e telefonisë së lëvizshme AMC e cila pas gjobës së parë prej 160.000.000 lekë në lidhje me abuzimet që ka bërë kjo kompani në shërbimin e mesazheve ndaj klientëve në 2005 është ndëshkuar sërish nga autoriteti i Konkurrencës në 2007. Këtë herë gjoba ka kapur shifrën prej 211 552 000 lekëve. Autoriteti i Konkurrencës ka bërë të ditur se komisioni i Konkurrencës ka shqyrtuar çështjen e abuzimit me pozitën dominuese të shoqërisë AMC në tregon e telefonisë së lëvizshme dhe shkeljet e tjera në tregun e konkurrencës. Sipas këtij institucioni bëhet i ditur se hetimi paraprak i Autoritetit të Konkurrencë ka filluar në shtator të 2005 dhe me 11 tetor 2005 Komisioni ka vendosur nisjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e telefonisë së lëvizshme në përgjithësi dhe veçanërisht në shoqërinë AMC përsa i përket ekzistencës ose jo të abuzimit me pozitën dominuese ose shkeljet të tjera të konkurrencës në këtë treg. Në bazë të vendimit të Komisionit të Konkurrencës, sekretariati ka kryer procedurat hetimore në përputhje me ligjin nr.9121 për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe kodin e procedurave Administrative. Në përfundim të këtij hetimi sekretariati ka paraqitur pranë komisionit të Konkurrencës raportin e hetimit të thelluar. Mbi bazën e analizave të kryetar mbi pjesët e tregut pengesat e hyrjes në treg, konkurrenca potenciale, fuqia ekonomike e ndërmarrjeve, fuqia kundërvepruese e blerësve dhe karakteristikat e tjera të tregut rezultoi se kompania AMC ka pozitën dominuese në tregun e telefonisë së lëvizshme. Komisioni i Konkurrencës konstatoi se shoqëria AMC ka abuzuar me pozitën dominuese duke vendosur çmime të pa drejta në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe duke shkelur në këtë mënyrë nenin 9 të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Sipas ligjit një ndër format kryesore të abuzimit me pozitën dominuese është zbatimi i çmimeve të pa drejta prej tyre.

AKEP: Shqiptarët konsuamuan 50 miliardë lekë për celularët në 2009

Shqiptarët kanë shpenzuar për të komunikuar rreth 50 miliardë lekë gjatë vitit 2009. Të dhënat më të fundit të Autoriteti të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëjnë fjalë për një rritje të konsiderueshme të abonentëve të kompanive të telefonisë së lëvizshme gjatë dy viteve të fundit. Madje AKEP raporton se kjo shifër është tre për qind më e ulët se ajo e vitit të kaluar, por përkundrazi numri i abonentëve ka pësuar një rritje mjaft të lartë me rreth 1.2 milionë përdorues vetëm gjatë vitit 2009. Numri i abonentëve që janë të regjistruar në të tri kompanitë celulare në vend arrin në 4.1 milionë përdorues. Në vitin 2007 ky numër arrin në 2.3 milionë, ndërsa rritjen më të lartë të abonentëve telefonia celulare do ta njihte në vitin 2009 me plot 4.16 milionë përdorues. Sipas të dhënave që pasqyrohen në raportin vjetor të AKEP-it, pjesa dërrmuese e abonentëve të telefonisë së lëvizshme, rreth 94 për qind e tyre janë përdorues të paketave tarifore me parapagim, ndërkohë vetëm 6 për qind janë përdorues të numrave me kontratë. Për shkak të ofertave të ndryshme që kanë bërë kompanitë gjatë vitit të shkuar, vërehet një rritje e ndjeshme e thirrjeve brenda rrjetit. Kështu, rritja e numrit të përdoruesve të celularëve ka shtuar konsumin për abonent. Nëse gjatë vitit 2008 mesatarisht çdo abonent ka konsumuar në muaj rreth 30 minuta bisedë, gjatë 2009 kjo shifër është dyfishuar. Shqipëria ka nivele penetrimi të telefonisë celulare më të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Sipas AKEP gjatë vitit 2009 numri i përdoruesve për 100 banorë arriti në 129 për qind krahasuar me 119 për qind të është mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

Referencat për tarifat
AKE është i detyruar që të rregullojë tarifat sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj,

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›