Kompanite e gazit pro instalimit te sistemit mates
Te gjitha kompanite e hidrokarbureve qe operojne ne Porto Romano ne Durres kane pranuar instalimin e sistemit te ri mates. Vendosja e ketij sistemi qe nenkupton nje kase e re fiskale ben nje matje te sakte te sasise dhe cilesise se karburantit qe importohet dhe qe depozitohet nga keto kompani. Bazuar ne kete koncept duke instaluar njesi matje qe mat dhe densitetin ne linje ne arrijme te masim sasine e lengut volumin gjithashtu japim dhe peshen reale qe del per cdo leng apo produkt nafte benzine ose gaz. Gjithe ky produkt certifikohet pastaj ne menyre te menjehershme nga sistemi fiskal dhe e transmeton dhe printon kuponin tatimor sipas udhezimeve qe kerkon Ministria e Financave dhe qeveria e Shqiperise - deklaroi Bledar Balla drejtor i pergjithshem i kompanise AED qe ben instalimin e ketij sistemi mates. Gjithashtu ne lidhje me debatin per vendosjen e kasave te reja fiskale sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Hidrokarbureve Viktor Nushi u shpreh se kompanite tashme e kane pranuar kete sistem te ri mates ai eshte nje vendim qeverie dhe duhet ta zbatojne te gjithe pasi kjo frenon edhe abuzimin.