E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet te Ura e Dajlanit korrieri i droges me 6.3 kg heroine

Policia Sasia e droges eshte futur nga Kosova ndersa destinacioni mendohet te jete nje shtet evropian

Ka mjaftuar nje kontroll i imtesishem por edhe informacionet ne rruge operative qe policia e Durresit te zbuloje 6 kg droge te llojit heroine por edhe te prangose korrierin e saj qe e kishte fshehur ne nje cante sporti. Sasia e narkotikut u kap pasditen e se shtunes gjate nje kontrolli ne dukje rutine tek vendi i njohur si Ura e Dajlanit ne hyrje te qytetit bregdetar. Lajmi eshte konfirmuar dje nga vete drejtori Policise se Durresit Aleks Hajdari sipas te cilit ne pranga eshte vene Ervin Hoxha 21 vjec nga Durresi. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore kreu i policise se ketij qyteti ka thene se lenda narkotike ne fjale mendohet te kete ardhur nga Kosova ndersa p hetohet lidhur me destinacionin e saj tregu i brendshem apo trafikimi drejt vendeve te tjera te Evropes. Po keshtu Hajdari ka thene se hetimet do te vazhdojne edhe ne drejtim te identifikimit te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet kriminal.

Nje korrier droge ka rene ne prangat e policise se Durresit me plot 6.3 kilograme heroine ndersa kjo e fundit dyshon se sasia e narkotikut mund te jete futur nga Kosova dhe e destinuar per nje nga vendet evropiane. Rreth ketij operacioni policia e Durresit ka bere te ditur dje se strukturat e Sektorit kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve Paligjshme ne bashkepunim edhe me sherbimet e Komisariatit te Policise Durres dhe ato te Nderhyrjes Shpejte ne kete qytet rreth ores 18.00 te se shtunes ne afersi te vendit te quajtur Ura e Dajlanit fillimi i zones se Plazhit Durres kane mundur te arrestojne ne flagrance 21-vjecarin Ervin Hoxha i paskeduar me pare nga si i implikuar ne veprimtari kriminale e keqberese. Zedhenesja e drejtorise se policise se ketij qyteti Ornela Cako tha se gjate kontrollit personal nga ana e policise te riut iu gjet ne nje cante dore qe mbante me vete ku ne cilesine e proves materiale u sekuestruar nje sasi lende e dyshuar si narkotike e llojit heroine me peshe te pergjithshme 6 kilogram e 320 gram e ndare e paketuar ne 12pako te mbeshtjella me natriban. Sipas te dhenave te para te policise se Durresit nga kryerja e veprimeve te para hetimore e procedurale mendohet se lenda narkotike ne fjale mund te kete ardhur nga Kosova njekohesisht qe po hetohet lidhur me destinacionin e saj tregu i brendshem apo trafikimi drejt vendeve te tjera te Evropes. Nderkohe qe theksohet se hetimet do te vazhdojne edhe ne drejtim te identifikimit te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet kriminal. Nga ana e policise u kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe praktika procedurale iu kalua per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per vepren penale te Prodhimit e shitjes se lendeve narkotike.

Arrestuar

Ervin Hoxha 21 vjec nga Durresi

Sekuestruar

6 kilograme e 320 grame heroine e ndare dhe e paketuar ne 12pako te mbeshtjella me natriban

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›