E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvajti premton investime gjigante ne Shqiperi

Vizita e kryeministrit kuvajtian ne Shqiperi vazhdon ende diten e sotme, por ne konferencen e djeshme per shtyp me kryeministrin shqiptar Berisha, kryeministri kuvajtian Sheik Naser AL Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah premtoi investime te medha ne Shqiperi. Njekohesisht, mes Shqiperise dhe Kuvajtit u disa marreveshje bashkepunimi dypaleshe ne fusha te ndryshme. Mes dy kryeministrave u nenshkrua marreveshja mbi vendosjen e Komitetit te Perbashket te Bashkepunimit, si dhe Memorandumi i Mirekuptimit per Konsultim Dypaleshesh midis dy Ministrive te Jashtme, te cilat u firmosen nga ministri i Jashtem, Lulzim Basha dhe nensekretari i Ministrise se Puneve te Jashtme kuvajtiane, Khalid Sulaiman Al-Jarallah. Nje tjeter marreveshje e nenshkruar ishte ajo per Bashkepunimin Ekonomik dhe Teknik, e cila u firmos nga ministri i METE-s, Genc Ruli dhe ministri i Financave te Kuvajtit, Mustafa Jassim Al-Shamali. Ministri kuvajtian i Financave, gjithashtu firmosi me homologun e tij shqiptar, Ridvan Bode, marreveshjen mbi Inkurajimin dhe Mbrojtjen Reciproke te Investimeve. Mes Shqiperise dhe Kuvajtit, u firmosen marreveshjet mbi bashkepunimin Turistik, mbi Kulturen dhe Artin, te cilat u nenshkruan nga ministri i MTKRS-se, Ylli Pango dhe nga ministri i Tregtise dhe Industrise se Kuvajtit, Falah Al-Hajri. Marreveshja e fundit, e nenshkruar pasditen e sotme, ishte ajo mes Dhomave te Tregtise perkatese te dy vendeve.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›