E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë e sigurimeve monopol, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

Çmimet e sigurimit të makinave janë unifikuar nga kompanitë


Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet në tregun e sigurimeve për policën e detyruar TPL, sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë. Pas inspektimeve është konstatuar se kjo policë është kthyer në monopol nga kompanitë që operojnë në vend. Menjëherë

pas urdhri i Ministrisë së Financave numër 12 datë 18 qershor 2006 Për miratimin e primit të pastër të sigurimit të detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta u krijua një kopani ASA e cila mbulonte këtë shërbim. Çmimi u takua fiks ndërkohë që kjo kompani trashmë ekziston e regjistruar dejuro, por defacto nuk kryen asnjë funksion në treg. Sipas Autoritetit të Konkurrencës Shoqëria ASA nuk ka vepruar si agjent i pavarur në treg. Tregtimi i produktit në mënyrë të përqendruar vetëm tek ASA lehtësoi bashkërendimin e sjellë së shoqërive për sa i takon vendimeve të rëndësishme. Për çlirimin e tregut nga monopolizimi i policës TPL Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë rekomandimet pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. Monopolizimi i tregut është pasqyruar në buletinin zyrtar të Autoritetit të Konkurrencës me numër 5 për vitin 2009.


Shoqëritë
Shoqëritë e sigurimit nëpërmjet ndarjes së ngushtë të tregut të TPL detyruan konsumatorët për tu siguruar te një furnizues i caktuar duke u kufizuar atyre mundësinë e zgjedhjes e cila ndikon në uljen e cilësisë së shërbimit për ta.  Aktet nënligjore të dala nga Ministria e financës në periudhën e hetimit përcaktonin kufirin minimal dhe maksimal të primit të pastër të sigurimit të detyrueshëm dhe elementët e tjerë lidhur me shitjen dhe administrimin e policave të sigurimit. Urdhri i Ministrisë së Financave numër 12 datë 18 qershor 2006 për miratimin e primit të pastër të sigurimit të detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta. Në pikën 2 të tij përcaktohet një marxh prej 20-25 për qind për shpenzimet që do ti shtohen primit të pastër. Kjo do të thotë që shoqëritë nuk duhej të zbatonin të njëjtin çmim për produktin TPL. ASA ka hyrë në treg në periudhën dhjetor-qershor 2006 dhe ka funksionuar vetëm për policën TPL. Aktualisht shoqëria ASA de juro zotëron licencën për ushtrimin e veprimtarisë si agjent por de facto nuk është e pranishme ne treg që prej dhjetorit të vitit 2006. funksionin e saj e kryejnë kompanitë e sigurimeve por operojnë të gjitha me një çmim të mirëpërcaktuar dhe të barabartë.


Tregu TPL
Tregu i sigurimeve në treg është i rregulluar. Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare është rregullatori specifik i tregut të sigurimeve. Tregtimi i produktit TPL, sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë.  Tregtimi i produktit TPL i brendshëm vetëm me anë të ndërmarrjes së përbashkët për periudhën qershor-dhjetor 2006 ka sjellë ndryshime në strukturën e tregut të sigurimeve në nivelin e tregtimit të produktit si dhe ka ndikuar në nivelin e konkurrencës në treg. Ky përqendrim i tregtimit vetëm tek një agjent reduktoi në mënyrë të ndjeshme numrin e konkurrenteve në tregun e tregtimit të produktit TPL. Instalimi i sistemit të informacionit në rrjetin on-linë në shoqëritë e sigurimeve si rezultat i detyrimit që buron nga aktet ligjore dhe brishtësisë së AMF për mbikëqyrjen e tregut mundësoi forcimin e kontrollit të këtij tregu pothuajse informal nga ana e rregullatorit AMF. Shoqëritë e sigurimit minimizuan abuzimin në shitjen e policave të sigurimit dhe rritur të ardhurat e arkëtueshme të primit të rrezikut duke përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj klientit për të përballuar dëmet e shkaktuara.

Rekomandimi i Autoritet të Konkurrencës për AMF
1.    Të njoftojë Autoritetin e Konkurrencës për çdo projekt akt normativ që mund të ketë pasoja mbi ketë konkurrueshmëri në treg.
2.    Të kërkojë opinionin e Autoritetit të Konkurrencës për çdo ndryshim në lidhje me strukturën e tregut që mund të sjellë pasoja për konkurrencën.


Ornela Manjani

Last Updated on E Merkure, 28 Prill 2010 22:07

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›