Nis rehabilitimi i zonës muzeale të Gjirokastrës
do marrin pjesë intensivisht në restaurimin e disa prej ndërtesave muzeale që gjenden në zonën muzeale. Gjatë dy javëve studentët do të stërviten qoftë nga ana teorike si dhe ajo praktike mbi teknikat dhe teoritë e restaurimit, si dhe më gjerë mbi fushën e trashëgimisë kulturore, shprehet Boiken Abazi përfaqësuesi i Cultural Heritage Without Borders, duke vijuar më tej se pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, përfshijnë të rinj nga të gjitha vendet e Ballkanit si dhe studentë të degës së arkitekturës në universitetin jo publik POLIS në Tiranë. Gjatë kampit, pjesëmarrësve do tu jepet mundësia të njohin nga afër jo vetëm qytetin e Gjirokastrës, por edhe disa prej monumenteve të kulturës së këtij qyteti. Gjatë dy javëve, vullnetarët pritet të ndërhyjnë në një prej objekteve Monument Kulture i Kategorisë së Parë, pronë e familjes Babameto, ku ata do të stërviten nga disa mjeshtra artizanë me përvojë mbi njohuritë bazë për përdorimin e teknikave dhe materialeve tradicionale me të cilat janë ndërtuar monumentet në Gjirokastër. Vetë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë gurin, drurin dhe suvanë sipas teknikave dhe materialeve tradicionale. Ndërkohë, gjatë mbrëmjes, pjesëmarrësit do të marrin njohuri teorike mbi fushën e trashëgimisë kulturore, dhe më në veçanti mbi monumentet e kulturës në Gjirokastër. Leksionet priten të mbahen nga profesorë suedezë të Universitetit të Stokholmit Dega e Arkitekturës, Universiteti i Londrës për Arkitekturën, pedagogë nga Universiteti POLIS, si dhe nga specialistë me përvojë nga vendet e Ballkani si Emin Riza, Ibrahim Canbulat, eksperti në fushën e konservimit nga Bosnja Nihad Cengic, etj. Kampi 4 i restaurimit organizohet në bashkëpunim mes Fondacionit Suedez Cultural Heritage Without Borders (Trashëgimia Kulturore pa Kufij), universitetit POLIS në Tiranë, dhe Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO). Ky kamp zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së përgjithshme për projektin Gjirokastra 2009 -2011 të nënshkruar me MTKRS-n dhe autoritetet vendore për ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër.
T. Hoxha