E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanitë më të fuqishme në Europë interes në rritje për investime të mëdha e serioze në Shqipëri.

Një nga kompanitë më të fuqishme në Europë për ndërtimet dhe punët publike, STRABAG, shpreh një interes në rritje për investime të mëdha e serioze në Shqipëri. President i kompanisë. Hans Peter Haselsteiner, personalitet i shquar në Austri, me përvojë të gjatë në jetën politike dhe ekonomike, u prit sot në takim nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke falënderuar zotin Haselsteiner për investimet e tyre në Shqipëri dhe interesin e vazhdueshëm, tha se, Shqipëria ndodhet në momentet e saj më të mira, ndër 4 vendet në botë me rritje ekonomike. Kryetarja e Kuvendit tha se; Investimet janë prioriteti ynë sepse investime do të thotë të ardhura, do të thotë punësim. Nga ana e tij, zoti Haselsteiner tha se: Ne jemi të interesuar të investojmë dhe të qëndrojmë gjatë në Shqipëri. Duam të jemi pjesë e projekteve të mëdha të zhvillimit të infrastrukturës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›