Presidenti Topi pret Raportuesin për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Nikolaos Chountis.

30 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një takim me Raportuesin për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, zotin Nikolaos Chountis, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe shprehu mirënohjen për ndihmesën e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për forcimin dhe mirëfunksionimin e demokracisë në Shqipëri, Presidenti i Republikës theksoi vullnetin për vazhdimin e reformave dhe arritjen e standardeve me synim përmbushjen e aspiratës së gjerë popullore për t’u integruar në gjirin e familjes evropiane.
Në këtë kuadër, Kreu i shtetit shqiptar bëri një përshkrim të situatës së përgjithshme në vend, ku vlerësoi rivendosjen e dialogut politik mes opozitës dhe mazhorancës dhe shprehu optimizmin për kapërcimin sa më të shpejt të ngërçit politik.
Presidenti Topi shprehu besimin se shumë shpejt do të mund të merren dy vendime të rëndësishme për vendin tonë, ai i hartimit të Opinionit të Komisionit Evropian dhe vendimit për marrjen e statusit të vendit kandidat, si dhe ai i përmbylljes me sukses të procesit të liberalizimit të vizave. Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vuri në dukje angazhimin për përfundimin e dorëzimin në kohë të pyetësorit të BE-së, duke shprehur bindjen se të gjitha vendet e rajonit ballkanik do të bëhen pjesë së shpejti e Bashkimit Evropian.
Presidenti i Republikës dhe europarlamentari grek, zoti Chountis, pasi vlerësuan si shumë të mira dhe miqësore marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndanë të njëjtin mendim se dialogu politik dhe konstruktiv mes vendeve ballkanike jep garanci për stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Gjithashtu, Presidenti Topi, duke e vënë theksin te rëndësia e veçantë që ka për shqiptarët liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian, shprehu besimin në një vendim pozitiv dhe në realizimin me sukses të këtij procesi bashkëpunimi.
Zoti Chountis pasi vlerësoi rolin moderues dhe objektiv të Presidentit Topi për rifillimin e dialogut politik dhe zgjidhjen e ngërçit politik në vend, theksoi rëndësinë që ka qëndrueshmëria politike në përmbushjen e kritereve integruese të Shqipërisë. Duke folur për situatën në rajon, zoti Chountis u shpreh se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE i shërben jo vetëm vendeve të rajonit, por edhe përmbushjes së misionit të Bashkimit Evropian për rritjen dhe konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit të të gjithë Evropës.
Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, zoti Nikolaos Chountis, vlerësoi përpjekjet e mëdha të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe shprehu besimin e plotë se vendi ynë do të përmbushë me sukses të gjitha detyrimet për të qenë pjesë edhe zyrtarisht e familjes evropiane.