E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut diskuton Raportin e KQZ për vitin 2009 si dhe miraton një projekt- rezolutë për veprimtarinë e KQZ.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut diskutoi në mbledhjen e sotme Raportin e veprimtarisë së Komisionit Qendror Zgjedhor për vitin 2009, si dhe miratoi një projekt rezolutë për këtë çështje. Raporti u paraqit nga Kryetari i KQZ Arben Ristani, i cili iu përgjigj dhe pyetjeve të deputetëve, lidhur me aspektin teknik dhe administrativ të punës së KQZ, veçanërisht për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Zoti Ristani ndër të tjera tha se zgjedhjet e 2009 arritën standartet më të larta, referuar kryesisht teknologjisë dixhitale për herë të parë në Shqipëri, në transparencën e numërimit të votave. Njëherësh zoti Ristani ngriti dhe disa probleme që janë hasur këtë proces zgjedhor, si ai me subjektet politike për kordinimin e komisionerëve dhe çështje të tjera. Më tej deputetët e Komisionit të Ligjeve miratuan një projekt rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ për vitin 2009, ku ndër të tjera thuhet : Zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 kanë qenë zgjedhjet më të mirat, më të drejtat dhe më të lira që ka realizuar Shqipëria pas viteve 90, dhe se këto zgjedhje përmbushën shumicën e angazhimeve të Republikës së Shqipërisë ndaj OSBE Komisioni Qendror Zgjedhor në realizimin e zgjedhjeve të 2009, pavarësisht kufizimeve të mëdha kohore, ka përgatitur dhe administruar zgjedhjet e 2009 me profesionalizëm, si dhe ka ndërmarrë një sërë hapash për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor. Në këtë projekt-rezolutë, Kuvendi i kërkon KQZ, ndër të tjera: Përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2011, me qëllim realizimin e tyre në përmbushjen e standarteve.
Përpunimin e akteve nënligjore në kompetënce të KQZ në përputhje me rekomandimet e dhëna nga raporti përfundimtar të zgjedhjeve OSBE, ODHIR.
Raporti përfundmitar I OSBE, ODHIR për zgjedhjet e 2009 të përbëjë dokument dhe një planveprimi për të përmirësuar të gjithë ato aspektet të veprimtarisë së KQZ, për të cilat është kërkuar përmirësim. Komisioni për cështjet ligjore në mbledhjen e sotme diskutoi dhe miratoi edhe Projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes financiare shtesë për marrëveshjen e projektit dhe të financimit, datë 6.2.2007, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, Pogradec dhe Bankës Gjermane për rindërtim dhe zhvillim (KFË), për programin e mbrojtjes mjedisore të liqenit të Ohrit Kanalizimet Pogradec II.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›