Kompensim pronarëve shqiptaro-amerikanë
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ende të hapur programin për kompensimin e shtetasve amerikanë që humbën pronat në valën e konfiskimeve nga qeveria komuniste e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i komisionit për kompensimin e shtetasve amerikanë nga vende të huaja, juristi Mauricio Tamargo, ka shpjeguar dje për "Zërin e Amerikës" procesin e kompensimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë individët për të përfituar nga ky program.
Marrëveshja
Në bazë të një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare në mars të vitit 1995, në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Komisioni për Pronat e Shtetasve Amerikanë në Vende të Huaja, krijoi programin për kompensimin e shtetasve amerikanë, pronat e të cilëve ishin konfiskuar nga qeveria shqiptare para vitit 1995. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, shpjegon kryetari i këtij komisioni, Mauricio Tamargo, qeveria shqiptare ka rënë dakord të paguajë një shumë parash për kompensimin e këtyre ish-pronarëve, qoftë kur ata banojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara, apo në Shqipëri. Shuma është përcaktuar në bazë të standardeve ndërkombëtare të konvertimit të vlerës së përgjithshme të pronave që u përkasin shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare. Tamargo shpjegon kushtet që duhet të plotësojë shtetasi amerikan për të përfituar kompensim në bazë të këtij programi.
Kriteret
"Për të përfituar nga ky program, prona e shtetasit amerikan duhet të ketë qenë marrë nga një qeveri e huaj, individi duhet të ketë qenë shtetas amerikan kur prona e tij është konfiskuar, ose dëmtuar dhe prona nuk i është kthyer ose kompensuar familjes në ndonjë formë tjetër. Ne i pranojmë të gjitha rastet, dhe për ato që janë faktike ne i kompensojmë pronarët për humbjet që kanë pësuar", sqaron Tamargo. Nëse shtetasi amerikan, të cilit i përket prona, ka vdekur, kompensimin e përfitojnë familjarët e tij në bazë të trashëgimisë natyrale, por gjithnjë nëse ata janë shtetas amerikanë. Tamargo shpjegon se nëse shtetasi amerikan është martuar me një shtetas shqiptar, që nuk ka marrë shtetësinë amerikane, siç ka qenë rasti i shqiptarëve që u kthyen në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore, bashkëshorti përfiton pjesën e pronës sipas ligjit në Shqipëri, që nuk kompensohet, ndërsa fëmijët e shtetasit amerikan, të cilët konsiderohen edhe ata shtetas amerikanë, kompensohen për pjesën që u takon atyre. Vlera e kompensimit, shpjegon Tamargo, llogaritet sipas normave ndërkombëtare.
Kompensimi
"Pronari kompensohet në bazë të vlerës së pronës në kohën e konfiskimit. Komisioni përdor mënyrën e krahasimit për prona të ngjashme në zonë, ashtu siç veprohet edhe në Shtetet e Bashkuara. Në bazë të ligjit ndërkombëtar të kompensimit, kësaj vlere i shtohet një interes bazë prej 6% në vit". E gjithë praktika e komisionit për kompensimin e shtetasve amerikanë që kanë humbur pronat në shtetet e huaja, thotë Mauricio Tamargo, është e arkivuar dhe e hapur për publikun. Për këtë, komisioni ka faqen e tij të internetit http://www.usdoj.gov/fcsc me informacionin që u duhet individëve të interesuar në këtë program, ku ka publikuar edhe rastet që ka marrë në shqyrtim. Po ashtu, komisioni jep informacion edhe nëpërmjet postës elektronike në e-mail info.fcsc@usdoj.gov, si dhe me telefon në numrin 202-616-6975.
Komisioni për Kompensimin e Pronave të Shtetasve Amerikanë të Konfiskuara në Vende të Huaja është krijuar rreth 50 vjet më parë pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe ka gjykuar qindra padi nga shtetasit amerikanë kundër rreth 20 shteteve në kuadrin e mbi 40 programeve të kompensimit.
Kushtet
Për të përfituar nga ky program, prona e shtetasit amerikan duhet:
- të ketë qenë marrë nga një qeveri e huaj
- individi duhet të ketë qenë shtetas amerikan kur prona e tij është konfiskuar ose dëmtuar
- prona nuk i është kthyer ose kompensuar familjes në ndonjë formë tjetër
Kush përfiton
Nëse shtetasi amerikan, të cilit i përket prona, ka vdekur, kompensimin e përfitojnë familjarët e tij, në bazë të trashëgimisë natyrale, por gjithnjë nëse ata janë shtetas amerikanë
Nëse shtetasi amerikan është martuar me një shtetas shqiptar, që nuk ka marrë shtetësinë amerikane, siç ka qenë rasti i shqiptarëve që u kthyen në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore, bashkëshorti përfiton pjesën e pronës sipas ligjit në Shqipëri, që nuk kompensohet,
ndërsa fëmijët e shtetasit amerikan, të cilët konsiderohen edhe ata shtetas amerikanë, kompensohen për pjesën që u takon atyre
Raporti amerikan
2 milionë USD
Fondi i dëmshpërblimit për shtetasit amerikano-shqiptarë, I përllogaritur për fazën e parë të procesit
339 kërkesa
Është numri I aplikimeve të dorëzuara deri në 2007, ku 97 prej tyre janë vërtetuar nga komisioni