Kompensimi i energjisë elektrike, nga sot 640 lekë
Plot 82 mijë pensionistë në mbarë vendin, nga sot do të marrin 640 lekë në muaj, si kompensim për energjinë elektrike. Rritja e masës së kompensimit me 140 lekë u bë pak kohë më parë me një vendim të Këshillit të Ministrave. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka vënë në lëvizje fondin, në mënyrë që pensionistët të marrin paratë, të cilat hyjnë në fuqi që nga 1 janari, kohë kur u vendos edhe rritja e çmimit të energjisë.
“Duke filluar nga 1 qershori, të gjithë pensionistët që përfitojnë kompensim energjie do të mund të tërheqin, bashkë me pagesën mujore të pensionit, edhe shifrën prej 640 lekësh në muaj, që korrespondon me kompensimin e energjisë elektrike”, sqaroi drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi. Rritja e masës së kompensimit për energjinë elektrike ka një efekt financiar prej 140 milionë lekësh në vit.
#