Kompensimi i ish-pronarëve, AKKP: Fituesit, në shtator
521 ish- pronarë kanë aplikuar për të përfituar kompensim financiar nga fondi 600 mln lekë i vënë në dispozicion këtë vit. Kreu i AKKP-së deklaron se dosjet do të verifikohen dhe lista e fituesve pritet të dalë në fund të shtatorit.
TIRANE- 521 ish pronarë kanë dorëzuar dokumentacionin pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në përpjekje për të përfituar nga fondi 600 milion lekë që ka vënë në dispozicion qeveria këtë vit. kryetar i kësaj agjencie Elvis Çela, bën të ditur se menjëherë do të nis verifikimi i dosjeve dhe në fund të shtatorit pritet që të shpallet edhe lista e fituesve.
“Duke filluar që sot të gjitha dosjet dhe praktikat përkatëse të aplikimeve do dërgohen nga agjencia qendrore e kthimit dhe kompensimit të pronave në zyrat tona rajonale në qarqe në mënyrë që të bëhen të gjitha verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet kërkues. Më pas të rikthehen sërish pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ku do të bëhet edhe vlerësimi përfundimet për efekt të klasifikimit të fituesve dhe jo fituesve. Fondi i vënë në dispozicion të AKKP-së për këtë vit është 600 milion lekë”- u shpreh kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çela
Drejtuesit e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shpjegoi se në këtë fazë është e vështirë që të përcaktohet se sa do të jetë numri i ish pronarëve që do të kompensohen këtë vit, pasi kjo varet nga vlera e truallit e cila ndryshon në varësi të qyteteve. Gjatë vitit të kaluar me fondin prej 500 milion lekësh u kompensuan 160 pronarë. (a.r/news24/balkanweb)