E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, mungojnë rojet bregdetare në plazh

Edhe pse kabinat e rojeve bregdetare janë të pranishme, vetë turistët shprehen se nuk kanë parë askënd të kryejë këtë funksion. Jo rrallë pushuesit janë bërë dëshmitarë të rasteve kur persona të ndryshëm kanë rrezikuar të mbyten. 

VLORE- Riviera shqiptare është preferenca e turistëve vendas por edhe atyre nga vendet fqinje për të kaluar pushimet verore. Pavarësisht asaj që ofron natyra apo operatorëve turistikë, sa janë të mbrojtur realisht pushuesit në bregdetin e Jonit. Edhe pse kabinat e rojeve bregdetare janë të pranishme, vetë turistët shprehen se nuk kanë parë askënd të kryejë këtë funksion.

Jo rrallë pushuesit janë bërë dëshmitarë të rasteve kur persona të ndryshëm kanë rrezikuar të mbyten për shkak të dallgëve apo thellësisë së detit jon dhe vetëm ndërhyrja e të afërmve të tyre ka shmangur tragjeditë.

Patrullimi i rojeve bregdetare në vendet e frekuentuara nga pushuesit do shmagte rrerzikun e mbytjes për ta, por edhe pse jemi në mes të korrikut, kabinat e tyre janë tërësisht jofunksionale.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›