E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka, kallëzim të dytë penal ndaj Anton Gurakuqit



Tiranë – Kreu i PDK-së kallëzon penalisht për shpifje Anton Gurakuqin. Në kallëzimin e paraqitur në Prokurorinë e Tiranës Gurakuqi akuzohet për shpifje ndaj autoriteteve zyrtare dhe se madje ai duhet të dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar më shpifjet e tij. “Partia Demokristiane e Shqipërisë duke hedhur poshtë me neveri fyerjet, sharjet, spekulimet dhe shpifjet denigruese të bëra në adresa të kryetarit të saj, Nard Ndoka, nga zëvendësministri i Jashtëm, ai anëtari i PDK-së Anton Gurakuqi, njofton se ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore për vendosjen e drejtësisë”, - shkruhet në kallëzimin e PDK-së. Po sipas këtij të fundit; Ndoka ka kontaktuar dje një zyrë avokatie të Tiranë, dhe pranë organit të Prokurorisë ka depozituar kallëzim penal ndaj z. Gurakuqi për akuzën e shpifjes ndaj autoritetit zyrtar dhe padi civile për shpërblim dëmi, ndaj personit të dëmtuar, bazuar këto në Kodin Penal dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Vlera maksimale e dëmshpërblimit financiar kërkuar në aktpadi, do t’i jepet në formë dhuratë Qendrës së Trajtimit të sëmurëve mendorë në Shkodër. “Me këtë rast, PDK shpreh keqardhjen që individë të tillë, me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën hetim nga Prokuroria e Tiranës me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta të qeverisjes, duke ndikuar në cenimin e imazhit dhe autoritetit të saj moral e politik”, - thuhet në kallëzim.

22 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›