Kompensimi i pronarëve, ja 521 emrat përfitues
Autori i Lajmit: Entela Duraj
FONDI
Në fund të muajit shtator të këtij viti pritet që të shpallet lista e fituese të ish-pronarëve. Janë 521 aplikues të cilët pritet të përfitojnë nga fondi i kompensimit prej 600 milionë lekësh.
Aplikimi i mbyll pak ditë më parë dhe të gjitha dosjet do të dërgohen nga Agjencia Qendrore e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në zyrat rajonale në qarqe, në mënyrë që të bëhen të gjitha verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet kërkues. Më pas ato do të rikthehen sërish pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku do të bëhet edhe vlerësimi dhe përfundimet për efekt të klasifikimit të fituesve dhe jo fituesve. Nuk ka të dhëna përfundimtare se sa do të jetë numri i ish-pronarëve që do të kompensohen këtë vit, pasi kjo varet nga vlera e truallit, e cila ndryshon në varësi të qyteteve. Por nga eksperienca e vitit të kaluar, me fondin prej 500 milionë lekësh u kompensuan 160 pronarë, ku sipas një logjike të thjeshtë i bie që edhe këtë vit numri i përfituesve të jetë në rreth 200 kompensime.
Verifikimi
Gjatë fazës së verifikimit dhe përzgjedhjes së përfituesve, më të privilegjuar do të jenë ata, dosja e të cilëve daton më herët. Pra në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. Kompensimi financiar, sipas vendimit, do të bëhet vetëm për sipërfaqet truall deri në 200 metra katrorë, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës. Përveçse gjatë hartimit të buxhetit të këtij viti, qeveria përcaktoi një fond prej 600 milionë lekësh për kompensimin financiar të pronarëve, njëkohësisht nga ana e kryeministrit Berisha u deklarua se 10% e të ardhurave nga privatizimet e shoqërive të zotëruara nga shteti, do të shkojnë për kompensimin e tyre dhe dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Sipas vendimit, subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, nga kthimi fizik i pjesshëm i pronës, nga e drejta e parablerjes dhe nga zbatimi i ligjit nr. 7501.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009