Haradinaj i kërkon ndihmë Berishës për fushatë
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur një takim me kryeministrin Sali Berisha, i dyti ky brenda 2 javësh, ku i ka kërkuar ndihmë Kryetarit të PD-së për zgjedhjet komunale që do të zhvillohen më 15 nëntor. Berisha dhe Haradinaj kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi midis Partisë Demokratike dhe Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky Memorandum synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë midis dy partive politike, duke u bazuar në përcaktime programore të përbashkëta, të orientimit politik të qendrës së djathtë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut të lirë, afirmimin e vlerave kombëtare dhe integrimin euroatlantik. Berisha priti në takim një delegacion të lartë të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe e përgëzoi përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet e fundit duke i uruar njëkohësisht suksese në mandatin e ri qeverisës. Ish-kryeministri i Kosovës shprehu vullnetin që lidhjet midis dy vendeve të konsolidohen ashtu siç shprehu dhe dëshirën e tij që kontaktet mes dy partive politike të njihnin një hap të mëtejshëm. Nga ana e tij, Berisha shprehu bindjen se Kosova është në rrugë të mbarë në procesin e njohjes së pavarësisë. Kryeministri u shpreh se ajo që ndodhi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës ishte diçka e mrekullueshme dhe e paimagjinueshme, dhe theksoi sakrificën dhe kontributin e madh të popullit të Kosovës. Kryeministri u shpreh se “është e rëndësishme që shqiptarët të kenë një sens realist për kombin dhe se duhet punuar në drejtim të afrimit të njerëzve të të dy vendeve, duke sfiduar përpjekjet që mbajnë larg shqiptarët nga njeri- tjetri”. Ai vuri theksin tek bashkëpunimi në fushën e arsimit, turizmit, kulturës etj. Në përfundim të takimit, Berisha shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me çdo parti politike në Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2009