E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti për tokën, rrezikohet tu merret prona emigrantëve

Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Tokat bujqësore

Propozimi i Kryeministrit Sali Berisha për t ua marrë tokën atyre që s e punojnë duket se do të prekë të parët emigrantët. Kjo kategori nuk kanë mundësi ta shfrytëzojnë pronën e tyre, pasi shumica jetojnë në pjesën më të madhe të vitit jashtë vendit. Lajmin e bëri dje me dije për median, ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana. Ai u shpreh se kostoja e punës nuk është arsyeja se pse shqiptarët lënë 10 % të tokës bujqësore pa punuar në të gjithë vendin, akuzë kjo e shprehur nga opozita.
Zonat ku toka nuk punohet
Gjana tha se "toka bujqësore nuk punohet në disa zona; në zonat minoritare; në zonat ku emigrimi është i lartë si dhe në zonat për rreth autostradave, për shkak se pronarët që kanë titujt e pronësisë synojnë t i shesin ato për aktivitet tjetër ekonomik, nga ku mendojnë se edhe fitimi është më i madh." Toka sipas Gjanës, punohet më pak edhe në zonat e ultësirës perëndimore, pasi pronarët duke qënë më afër zonave urbane janë të angazhuar në akivitete të tjera. Kreu i MBUMK-it shpjegoi se po punohet për hartimin e një kuadri të ri ligjor, nëpërmjet të cilit, toka bujqësore që për disa vite me radhë nuk punohet nga pronarët, të kalojë në administrimin e njësive të qeverisjes vendore, për të bërë të mundur futjen e saj në aktivitet ekonomik.
Përvoja botërore
Ministri Gjana tha se drafti, i cili do të hartohet nuk do të parashikojë heqjen e titujve të pronësisë. Duke shpjeguar se nuk është vetëm Shqipëria e cila e ka problemin e mospërdorimit të tokës bujqësore, Gjana tha se janë tre praktika të cilat zbatohen në vendet përreth dhe ato të Bashkimit Evropian. Sipas tij, "është praktika e heqjes së titullit të pronësisë, praktika e vendosjes së një takse të lartë për mospërdorimin jo vetëm të tokës bujqësore, por edhe trojeve në zonat urbane, si dhe praktika e tretë është marrja nën administrim nga njësitë e qeverisjes vendore." Në këtë mënyrë ministri Gjana shpjegoi se do të negociohet edhe me pronarët që kanë titujt e pronësisë për të gjetur zgjedhjet e mundshme për përdorimin e çdo m2 tokë bujqësore. Gjana nënvizoi se drafti, i cili do të hartohet nga ekspertë të këtij dikasteri, do të ketë si bazë alternativën, e cila e vë sipërfaqen e tokës së papunuar nën administrimin e njësive të qeverisjes vendore për një kohë të caktuar dhe kundrejt një qeraje, e cila do të vilet nga vetë këto njësi. Duke iu përgjigjur interesit të medias, nëse pronari, në rastin kur i merret toka e papunuar nga njësitë e qeverisjes vendore do të mund të përfitojë nga qeraja, Ministri i MBUMK-së tha se "kjo është një çështje që do të studiohet".

“Amendimi i ligjit”
“Shitblerja e tokës nga të huaj me kombësi shqiptare”

Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana u shpreh për një tjetër çështje të rëndësishme, siç është shitblerja e tokës nga të huaj me kombësi shqiptare. Sipas tij pritet të shikohet ligji i cili do të lejojë shitblerjen e tokës nga kjo kategori. Në këtë drejtim, ai tha se ekspertët po studiojnë mundësinë e amendimit të ligjit me disa nene përkatëse, të cilat do të mund t u jepnin shtetasve të huaj me kombësi shqiptare të drejtën e shitblerjes së tokës në vendin tonë. "Ne jemi duke rregulluar kuadrin ligjor për të bërë të mundur ndjekjen e praktikës së Polonisë, e cila edhe pse deri në vitin 2016 nuk lejon shitblerjen e tokës nga shtetas të huaj, nëpërmjet disa amendimeve ka rregulluar kuadrin ligjor që të lejojë blerjen e tokës nga shtetas të huaj, por me kombësi polake", deklaroi ministri Gjana.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›