E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hernia diskale, si të evitojmë problemet me kurrizin

Autori i Lajmit: red.
Hernia diskale ose nervi shiatik është një sëmundje që prek më shumë moshën 20-40 vjeçare. Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërci në formë jastëku, apo disku të cilave u ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave, që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.
Shkaktarët
Shkaku u hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i kapërcimit të pengesave, apo të një lëvizje të menjëhershme dhe të pakontrolluar, nga një kollitje apo teshtitje, ose kur përkuleni duke lidhur lidhëset e këpucëve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lirë, kur ngrini një peshë apo bëni një sforcim fizik të pakontrolluar. Shenjat: I sëmuri e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar; Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes; Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend; Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin; Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik; Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.
Sëmundja
Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasojë e një problemi disko-radikular, pra si pasojë e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Sipas mjekëve, shpesh shkak i kësaj patologjie bëhet një hernie diskale (prishje e diskut ndër-vertebror). Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për tu shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t ju propozojë kortizonikë dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale. Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhimbjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera alternative. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej gjashtë muajve nga këto dhimbje, ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme bimore.
Masazhet
Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Në trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të ndiqet me korrektësi trajtimi i dhënë nga mjeku gjatë kohës së përcaktuar. Nuk duhet besuar që me qëndrimin pushim në shtrat do të shëroheni përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizësh, duke respektuar kështu atë çka kërkon edhe vetë trupi. Asnjë studim nuk ka provuar se lëvizjet fizike gjatë kësaj sëmundje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim më të shpejtë. Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet të këshilloheni përsëri me mjekun. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare.

Shkaqet
Herniet diskale mund të ndodhin kur disku thahet ose teret, në një mënyrë shfryhet dhe bëhet më pak elastik. Në qoftë se dobësohen shumë, pjesa e jashtme mund të shkëputet. Pjesa e brendshme pastaj mund të shtyhet nëpërmes shkëputjes dhe mund të shtyp nervat.

Faktorët e rrezikut
• Mosha: 30 dhe 40 vjeçare
• Trauma nga rrëzimi, aksidenti ose rrotullimi i papritur
• Tendosje e shpinës - më së shpeshti e përsëritur ose e papritur (p.sh. ngritja e peshave të rënda)
• Puna e rëndë që kërkon ngritje të peshave të rënda

Simptomat
• Dhembja-shpeshtësia dhe lokacioni i dhembjes varen se cili disk e ka përfshirë hernia dhe sa e madhe është ajo hernie
• Mpirja, therje ose dobësim në këmbë dhe shputë
• Ndryshime në zorrë ose fshikëz
• Në disa raste pamundësi për rehati edhe në gjendje të shtrirë
• Dhembje e papritur e qafës e cila nuk mund të drejtohet pa dhembje
• Mpirje, therje ose dobësim në njërën ose në të dy duart

Diagnoza
Mjeku do t ju pyesë për simptomat tuaja dhe historinë tuaj mjekësore dhe do të bëjë ekzaminimin fizik. Ai do t ju bëjë disa pyetje specifike mbi dhembjen dhe do ta ekzaminojë shpinën. Mjeku gjithashtu do të testojë lëvizjet, fuqinë dhe reflekset e këmbëve dhe duarve. Hernia dskale vërtetohet me Rëntgen, CT apo Rezonancë magnetike.

Trajtimi
Mjekësia bashkëkohore, sot, për mjekimin e hernies diskale përdor shumë medikamente, antiinflamatorë jo-steroidë (si p.sh. ibuprofeni ose naprokseni, përshkruhen për reduktimin e dhembjes), si dhe analgjetikë të ndryshem. Me metodat e kiropraktikës, varësisht nga gjendja e pacientit, mosha, kohëzgjatja e sëmundjes, apo sa kohë është i dëmtuar, ka lëvizur disku dhe në çfarë gjendje është, ne me shumë kujdes dhe përkushtim “vendosim”, apo siç themi “palosim” diskun në vendin e vet. Kjo zakonisht bëhet me 2 apo 3 trajtime, varësisht nga faktorët e lartpërmendur.
Gjithashtu, për shërimin e kësaj sëmundjeje, pas trajtimit përdorim edhe medikamente bimore: tinktura, kremra dhe yndyra.
Nganjëherë ndodh që pacienti ka njërën prej këmbëve më të shkurtër! Ndoshta 1 cm apo 2 cm dhe kjo zakonisht nuk vërehet as nga pacienti, as nga familjaret e tij.

Tërheqja ose zgjatja e shpinës
Mjeku kiropraktik, mund t ju ndihmojnë të reduktoni dhembjen me zgjatjen ose tërheqjen e shpinës. Çdo manipulim i shpinës për probleme kronike të diskut duhet të bëhet me shumë kujdes dhe nga persona me përvojë në këtë fushë. Me këtë trajtim shmangen operimet e dhimbshme dhe të kushtueshme, që mund të kenë edhe pasoja të rënda si dhe mbajtja e protezës, mbajtëses së qafës, që e shohim mjaft shpesh tek njerëzit me probleme të tilla.

Pushimi
Pushimi në shtrat zakonisht preferohet për dy ose tri ditë tek dhembjet e mëdha. Zakonisht duhet të shtriheni në dyshek të fortë me gjunjë dhe legen pjesërisht të kërrusur. Këmbët e mund të ngrihen mbi një jastëk.

Masazhi i qafës ose shpinës dhe terapia fizikale
Masazhi i shpinës ose qafës mund të ndihmojë për:
• Relaksimin e muskujve të shpinës ose qafës
• Zvogëlimin e dhembjes
• Rritjen e forcës.
Pas fazës akute, ushtrimet e shpinës dhe ato të barkut, janë padyshim të mirëseardhura dhe ndihmojnë shumë në fazën e rikëndelljes dhe parandalojnë rekurencat ose përsëritjen e sëmundjes.

Parandalimi
Strategjitë e mëposhtme mund të ju ndihmojnë të zvogëloni shanset për të pasur disk me hernie.
• Praktikoni qëndrim të drejtë të trupit-ulje dhe qëndrim të drejtë dhe mbajte të shpinës drejtë gjatë peshimit të peshave.
• Mbajtje e shëndetshme e peshës trupore.
• Ushtroni vazhdimisht. Pyetni mjekun tuaj për ushtrimet për forcimin e muskujve të shpinës dhe stomakut.
• Mos vishni këpucë me taka të larta.
• Nëse rrini ulur për një kohë të gjatë, përdorni ulësen e tualetit për të kërrusur gjunjët në mes të legenit tuaj.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›