Kompensimi në lekë, vetëm për 100 vetë
• Procesi i ndarjes së fondit të kompensimit financiar për ish-pronarët do të përfundojë brenda datës 20 dhjetor.BLEDAR HOTIKështu deklaron për gazetën “Panorama”, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, Besnik Maho. Sipas tij, Agjencia është në përfundim të procesit të ndarjes së fondit prej 500 milionë lekësh dhe skema e shpërndarjes ndodhet pranë Ministrisë së Drejtësisë. “Këto ditë mendoj se do të realizohet shpërndarja e fondit prej 500 milionë lekësh. Procesi mund të përfundojë për shkak se jemi në muajin dhjetor, në prag të rrezikut të djegies së fondit të akorduar nga ana e qeverisë. Mendoj se brenda ditës së mërkurë apo deri më 20 dhjetor, fondi mund të shpërndahet”, deklaroi Maho. Për kreun e Agjencisë së Pronave, numri i ish-pronarëve që do të përfitojnë do të varet nga skema që do të përdoret për ndarjen e fondit të akorduar. “Nga skema e ndërtuar mendoj se do të përfitojë 1/3 e subjekteve të paraqitura. Mund të përfitojnë mbi 100 subjekte të shpronësuara nga ndarja e fondit prej 500 milionë lekësh”, thekson kreu i AKKP-së. Por Maho bën të ditur se i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë dy variante në lidhje me kompensimin financiar të ish-pronarëve. E para lidhet me një shpërndarje, ku pjesa më e madhe e fondit mund ta përfitojnë ish-pronarët e Tiranës, aty ku edhe vlera e trojeve është më e lartë në shifër. Skema, ose varianti i dytë, lidhet me faktin që pjesa më e madhe e fondit të jetë për rrethet e tjera të Shqipërisë, jo vetëm në Tiranë, aty ku numri i përfituesve të subjekteve të shpronësuara do të jetë më i madh. “Qyteti i Tiranës ka dy vjet që ka përfituar nga ndarja e fondeve të qeverisë për kompensimin financiar, ndërsa për rrethet e tjera është hera e parë. Nëse një pjesë e fondit shkon më tepër për qytetet e tjera, atëherë numri i përfituesve do të jetë më i lartë. Pasi një subjekt i shpronësuar në Tiranë merr 5 herë më shumë a 10 herë më shumë se sa ai i qyteteve. Gjithsesi kjo mbetet për t’u vendosur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka materialin me variantet e paraqitura”, deklaron Maho. Me përfundimin e procesit të regjistrimit për fondin e kompensimit në garë për ndarjen e 5 milionë dollarëve amerikanë, janë 453 ish-pronarë për qarqet Gjirokastër, Berat, Korçë, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Gjithashtu në këtë proces janë ish-pronarët e Tiranës si qytet, e të Vlorës. Në momentin fillestar të regjistrimit të kërkesave kishte këto të dhëna. Tirana rezultonte me 201 kërkesa; Vlora me 39 kërkesa; Korça me 81 kërkesa; Berati me 50 kërkesa; Gjirokastra me 21 kërkesa; Kukësi me 6 kërkesa; Dibra me 3 kërkesa dhe Lezha me 37 kërkesa. Pas këtij procesi, AKKP-ja ka nisur procesin e verifikimit të dokumenteve të paraqitura nga ana e ish-pronarëve. Ky proces verifikimi ka zgjatur për rreth dy muaj, ku ekspertët e juristët e AKKP-së së bashku me zyrat rajonale të përfshira nga ana në procesin e përfitimit të fondit prej 500 milionë lekëve. Të gjithë dokumentet e paraqitur nga ana e ish-pronarëve kanë kaluar në filtrin e zyrës qendrore të AKKP-së, për t’u verifikuar nëse janë sipas kritereve ligjore apo jo. Për vitin 2008, qeveria ka parashikuar të njëjtin fond për të realizuar kompensimin e ish-pronarëve. Ndërsa kreu i AKKP-së, Maho ka vënë theksin në domosdoshmërinë e krijimit të fondit fizik të pronës për t’u përdorur për kompensimin e ish-pronarëve. Ai kërkoi që institucionet shtetërore të realizojnë sa më parë këtë fond, për të krijuar kompensimin fizik, i cili mund të ulë ndjeshëm faturën financiare për kompensimin në lekë për ish-pronarët.propozimetAKKP ka propozuar dy variante për ndarjen e 5 milionë dollarëve. Nga ndarja e fondit pritet të përfitojnë mbi 100 pronarë.453 ish-pronarë për qarqet Gjirokastër, Berat, Korçë, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Gjithashtu në këtë proces janë ish-pronarët e Tiranës si qytet, e të Vlorës.Tirana rezultonte me 201 kërkesa; Vlora me 39 kërkesa; Korça me 81 kërkesa; Berati me 50 kërkesa; Gjirokastra me 21 kërkesa; Kukësi me 6 kërkesa; Dibra me 3 kërkesa dhe Lezha me 37 kërkesa.Berisha: Sistem amerikan për pronatNë mbledhjen e dy ditë më parë, Kryeministri Sali Berisha theksoi se Shqipëria mund të përdorë sistemin amerikan për konfliktet e pronave. Në të njëjtën kohë, Kryeministri u shpreh i gatshëm për të rishikuar Kodin Civil për sa i përket veprës së vjedhjes. Sipas Berishës, e vjedhura duhet të konsiderohet si e tillë edhe pas 10 brezash, duke sjellë para ministrave një paralelizëm me legjislacionin amerikan. “Në këtë legjislacion prona merret në çdo moment që zbulohet se është e vjedhur. Kjo është shumë e domosdoshme. Shpresoj që të bindim edhe opozitën për një nismë të tillë, sepse është një ligj që kërkon 84 vota për miratim”, theksoi Kryeministri Berisha.shuqizim vendimeshAgjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronës ka shfuqizuar një pjesë të mirë të vendimeve të mëparshme, të cilësuara si në kundërshtim me ligjin. Janë 80 masa të tilla në shkallë republike që i përkasin vendimeve të marra ndër vite nga ana e komisioneve vendore të pronave. Për Mahon në këto vendime janë konstatuar shkelje të ligjit dhe janë përgjegjësi e drejtuesve të mëparshëm në këto komisione vendore ndër vite. Problem për AKKP-në mbetet mbivendosja e pronave.procesi i kompensimitQeveria ka përcaktuar për këtë vit këtë fond për të kompensuar financiarisht ish-pronarët. Ky fond pritet të shpërndahet në disa qarqe dhe rrethe të vendit, të cilat qeveria i ka miratuar hartën e vlerës së tokës. Procesi i shpërndarjes së fondit ka nisur prej ditësh nga ana e AKKP-së. Për vitin 2006, fondi i kompensimit ishte 3 milionë USD, ndërsa në vitin 2005 u shpërndanë 2 milionë USD. Pjesa më e madhe fondit është shpërndarë për ish-pronarët e kryeqytetit.dosjet e trasheguaraAKKP-ja i ka dhënë shqyrtim përfundimtar edhe për 1700 dosjet e prapambetura ndër vite për konflikte pronësie. Të gjithë këto dosje të trashëguara ndër vite të ish-pronarëve të paraqitura pranë AKKP. Për realizimin e këtij procesi u krijua një grup pune mes AKKP-së dhe Ministrisë së Drejtësisë. AKKP-ja pritet të përfundojnë edhe dixhitalizimin e plotë të dosjeve të ish-pronarëve, duke realizuar një shifër të saktë për vlerën e kompensimit financiar dhe atë për kompensimin fizik.