E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në bregdet mbi pesë mijë ha

• Për ish-pronarët nga bllokimi i ligjit 7501 “Për tokën”, pritet të përfitojnë një sipërfaqe mbi 22 mijë ha për tokën bujqësore.Nga kjo sipërfaqe, sipas deputetit të PR-së, Madhi, 5600 ha tokë bujqësore i përket zonës së bregdetit. Kjo tokë, sipas tij, do të shërbejë për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Për republikanin, kjo sipërfaqe toke, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, i takon zonës turistike. Nga shfuqizimi i ligjit 7501 “Për tokën”, pritet që 137 mijë ha tokë e lirë do të jetë në administrimin e Qeverisë. Do të jetë qeveria që do të vendosë se sa tokë bujqësore do të kalojë për ish-pronarët në formën e kompensimit fizik. Por gjatë një raportimi në Parlament të ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana, për krijimin e fondit fizik për kompensimin e ish-pronarëve, do të ketë në dispozicion rreth 16 mijë ha tokë. Por në seancën e djeshme, deputeti i LSI-së, Nikollaq Nerenxi, e cilësoi si jo të saktë deklaratën e Madhit se kjo tokë është e lirë në bregdet. Ai tha se pjesa më e madhe tokave bregdetare në zonën e jugut ka pronarë. “Këtu po flitet sikur u zbulua një kontinent i ri me prona, që është jugu i Shqipërisë. Ju kërkoj të mos abuzoni me pronat në zonën e jugut të vendit, pasi atje prona ka pronarët e saj. I bëj thirrje Kuvendit dhe qeverisë të ndërhyjnë për shkak se drejtuesit e PD-së në rrethe po falsifikojnë dokumentet e po vjedhin pronat në jug të vendit”, theksoi Nerenxi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›