“Fiqreti fshehu lidhjen familjare të Arshi Pipës me të fejuarën e djalit të saj”
• “Fiqrete Shehu ka fshehur lidhjen familjare të Arshi Pipës me të fejuarën e djalit të Mehmet Shehut. Ajo e ka ditur që nusja e Skënderit kishte biografi të keqe nga nëna dhe i ati dhe nuk ka reaguar asnjëherë”.Afrim ImajFeçor Shehu i kryqëzuar për çaste të tëra nga sulmet e të vesë së ish-kryeministrit, më në fund nxjerr nga koleksioni i tij dëshmitë komprometuese për gruan e ish-kryeministrit. Ish-ministri i Brendshëm që e njeh mirë historinë e Arshi Pipës, si një nga armiqtë e betuar të komunizmit shqiptar, pohon se Fiqretja është njohur në kohë nga Sigurimi i Shtetit për lidhjen familjare të tij me vajzën e Turdive me të cilën ishte fejuar Skënder Shehu, por e ka shpërfillur, për t’u kujtuar të reflektojë vetëm pas analizës së gjerë që filloi KQ pas vetëvrasjes së Mehmetit. Sipas tij, e veja e ish-kryeministrit dhe familja e saj, ka neglizhuar ndërkaq të dhënat e shpeshta të organeve të sigurimit për sjelljet e pahijshme të djemve të saj në Tiranë. Më tej, debati midis Feçor e Fiqrete Shehut mbërthehet në misteret e një takimi të fshehtë në fillim të dhjetorit ’81, ku Mehmeti ka thirrur në vilën e tij ish-ministrin e Brendshëm për të përshpejtuar procedurën për kthimin sa më parë të djalit të tyre, Skënderit nga Suedia. Duke iu rikthyer këtij episodi, Feçor Shehu, hedh poshtë me argumente dëshminë e mëparshme të gruas së ish-kryeministrit për takimin e fundit të tij me Mehmetin mbrëmjen e 16 dhjetorit. Fashitet pak çaste në sallë versioni i ultimatumit sekret të UDB-së për Mehmet Shehun një ditë para vetëvrasjes, por e veja e tij vazhdon të këmbëngulë për një takim tjetër të Kadri Hazbiut, vetëm pak momente para aktit fatal të 17 dhetorit ‘81. Këtë radhë, sipas saj, Hazbiu do të sillte mesazhin e KGB-së për të vrarë Enver Hoxhën në mbledhjen e Byrosë Politike, përndryshe... ARANIT ÇELA: Ke pyetje tjetër Feçor...FEÇOR SHEHU: Po unë nuk e mora përgjigjen…ARANIT ÇELA: Po ja e thotë ajo, si nënë, ai domethënë e ka mbajtur megjithëse agjenti nuk ia ka thënë... FEÇOR SHEHU: Pse e fshehu kjo çështjen e Arshi Pipës deri sa ia imponoi Komiteti Qendror, domethënë se ia tha KQ edhe pse nuk e fshehu atë bisedë Feçor Shehu që kjo e pyeti. Ti Feçor ke qenë në Shkodër edhe e njeh Arshi Pipën. Pse e fshehu...FIQRET SHEHU: Unë emrin Arshi Pipa s’e kam zënë në gojë as para teje, por e kam thënë çfarë di për Pipajt meqë ke qenë atje, dhe në parti unë nuk e kam fshehur në organizatën bazë. Unë e kam thënë që me qëndrim të keq edhe nga ana e së ëmës edhe nga ana e të atit. Kështu e kam thënë edhe dy herë që u shqyrtua çështja ime në organizatën e partisë. Çfarë ka thënë Feçor Shehu atë nuk e di. Se Fecor Shehu është e qartë që do të mbante qëndrim tjetër mbas dënimit që i bëri kësaj çështje KQ, Mehmet Shehu dhe unë nuk kishim ç’të mbanim qëndrim tjetër...FEÇOR SHEHU: Mirë, kam një pyetje. Për të gjithë ato materiale që ka ngritur Ministria e Brendshme në drejtim të familjes së Mehmet Shehut, ka dijeni kjo nga ish-burri i saj, apo nuk ka dijeni…ARANIT ÇELA: Çfarë ka ngritur Ministra e Brendshme…FEÇOR SHEHU: Ka ngritur për komentet e ndryshme edhe ziente Tirana…ARANIT ÇELA: Kur kështu...FEÇOR SHEHU: Pas prishjes së fejesës…ARANIT ÇELA: Domethënë, pasi e mori partia në dorë…FEÇOR SHEHU: Po mirë, mbasi e mori, unë nuk po them se e bëra unë. Por kjo ka dijeni për këto gjëra...FIQRET SHEHU: Nuk di se për çfarë materialesh ka parasysh, unë di vetëm një herë që erdhi i mërzitur Mehmet Shehu, që tha se në një informacion që bëhet nga Feçor Shehu për komentet lidhur me Kongresin ç’thonë armiqtë, vihet në dukje se edhe djali im është pijanec. Për këtë ishte shumë i shqetësuar, për të tjera nuk kam dëgjuar, bile di që në 12 tetor 1981 më ka thënë Mehmet Shehu, pas një bisede që është bërë e kam parashtruar para trupit gjykues, lidhur me çështjen e djalit dhe ai tha që unë e kthej, thirra tha Feçor Shehun dhe i thashë ç’dëgjohet, ç’thuhet ndonjë gjë. Më tha se nuk ka asgjë lidhur me çështjen e djalit. Këto më ka thënë Mehmet Shehu mua. Çfarë materialesh janë bërë nga ana e Feçor Shehut nuk e di...FEÇOR SHEHU: Më datën 2 dhjetor, që thotë Fiqrete Shehu, se kjo thotë më 16 dhjetor, është e vërtetë që unë kam vajtur edhe kur kam vajtur ka dalë Fiqretja nga zyra e Mehmet Shehut apo nuk është e vërtetë...FIQRET SHEHU: Është shumë e vërtetë, edhe jemi takuar në korridor. Ai kishte shkruar letër për djalin, kishte shkruar një letër për Gani Kodrën dhe një letër për Taqi Lamanin dhe më tha kam thirrur Feçorin që t’i them për atë që do ta kthej. Ta kishte thënë që në 12 dhjetor ty që do ta kthente djalin edhe ti i kishe thënë mirë, po që do të niste letrën për t’u kthyer sa më parë, sikurse edhe më vonë thirri Nesti Nasen për t’i thënë që i shkruante letër dhe Taqi Lamanit për ardhjen e djalit...FEÇOR SHEHU: Domethënë, është e vërtetë që unë kam vajtur në 2 ose 3 dhjetor..FIQRET SHEHU: Në 2 ose në 3 dhjetor ti ke qenë dhe jeni takuar në korridor...FEÇOR SHEHU: Ë, ja kjo është vajtja e fundit. Tashti të fundit kam këtë. Fiqretja thotë që berberana atje ishte kthyer në një vend ku Feçori takohej me jugosllavët edhe me bullgarët, po bullgari ishte i kamufluar, se në fakt ishte sovjetik. Nga e di Fiqretja këtë, për arsye se Xhaviti nuk e tha një gjë të tillë. Edhe asnjë njeri nuk mund ta thotë se nuk është e vërtetë. Nga e di Fiqretja…FIQRET SHEHU: E di nga Mehmet Shehu, nga letrat e Xhavit Pëllumbit edhe të datës 16 edhe të datës 17. Njëra ishte nëpërmjet bullgarit, tjetra ishte nëpërmjet jugosllavit. Ajo që erdhi më 16 ishte nga jugosllavi, ajo që ishte nga sovjetikët erdhi nëpërmjet personit të legatës bullgare. Këtë ma ka thënë Mehmeti…FEÇOR SHEHU: Po kush e takoi këtë, çfarë di ti, kush e takoi, kush e mori…FIQRET SHEHU: Unë di këtë, si u bë takimi nuk e di, di këtë që Mehmet Shehu më ka thënë se berberana është qendra e takimeve dhe letrën e datës 16 dhjetor sikurse letrën e datës 17 që të porositi Mehmet Shehu ty, do ta merrje ti tek vendi i takimit…FEÇOR SHEHU: Te berberana...FIQRET SHEHU: Te berberana, kështu më tha mua dhe ti do t’ia jepje Kadri Hazbiut që do ta sillte aty. Kjo është porosia që të ka dhënë më datën 16 Mehmet Shehu…FEÇOR SHEHU: Xhaviti nuk e tha këtë, ashtu…ARANIT ÇELA: Ke pyetje tjetër…FEÇOR SHEHU: Jo, nuk kam… ARANIT ÇELA: Mirë shko në vend. I pandehur Kadri Hazbiu...KADRI HAZBIU: A janë të vërteta ato shpjegimet që ka dhënë në proces përsa i përket vajtjes time më datën 17 dhjetor 1981, në shtëpinë e tradhtarit Mehmet Shehu, ku ishte dhe kjo. A janë të vërteta ato që ke thënë në procesverbal?...FIQRET SHEHU: Ato i thashë edhe këtu unë, janë të vërteta…KADRI HAZBIU: Janë të vërteta. Në vijim të kësaj desha t’ju bëj një pyetje. Nga cila portë erdha unë?FIQRET SHEHU: Nuk e di nga cila portë erdhi, atë e ka pritur Ali Çenua, duhet ta dijë Ali Çenua…KADRI HAZBIU: Po juve, Ali Çenua po, po edhe juve thoni në procesverbal që e prita në korridor. Nuk e patë nga cila portë hyra unë, se korridori tashti kupton, është një kryqëzim këtu i këtyre dy dyerve. Edhe për saktësi është e drejtë ta thoni. Nga cila portë erdha?...FIQRET SHEHU: Nga cila portë hyri, ku e di unë, shtëpia jonë kishte disa hyrje. Ishte hyrja kryesore, ishte hyrja...ARANIT ÇELA: Ti ku e takove këtë...FIQRET SHEHU: Në korridor, në korridorin e madh, në katin e parë. Prej aty e çova menjëherë në zyrën e Mehmet Shehut...KADRI HAZBIU: Më falni, edhe një herë insistoj në këtë që ju shpjegojeni nga cila portë erdha. Sa porta ka shtëpia juaj për të hyrë, edhe të tëra këto porta në katin e parë të shpien në korridor. Përderi sa ti prite në korridor në të njëjtën kohë pe edhe nga cila portë hyra unë. Të lutem shumë e shpjegoni këtë...FIQRET SHEHU: Ne kishim dy kryesore, një hyrje tek rrinte roja dhe një anësore nga shtëpia e partisë. Nga shtëpia e partisë numër 1 zakonisht hynte personeli dhe njerëzit e kuzhinës, ne përdornim hyrjen kryesore...ARANIT ÇELA: E ke të qartë nga hyri...FIQRET SHEHU: Jo, nuk e kam se Mehmet Shehu meqë isha e sëmurë më tha mos zbrit fare. Unë zbrita dhe në kohën që po zbrisja nga shkallët te korridori aty e takova...KADRI HAZBIU: Megjithatë ka mundësi ta konstatoje, thuaj që nuk dua ta shpjegoj, mirë, mirë…FIQRET SHEHU: Unë thashë që atje e takova, është Ali Çenua që mundet...KADRI HAZBIU: Ali Çenua po, po juve, Aliu ka të tijën...ARANIT ÇELA: Mirë, vazhdo...KADRI HAZBIU: Domethënë, janë ato hollësi që keni thënë në procesverbal...ARANIT ÇELA: Po...KADRI HAZBIU: A kishit, a kishte urrejtje Mehmet Shehu atë natë siç thoni në procesverbal ju, qëndroni në atë...FIQRET SHEHU: Po...KADRI HAZBIU: Kishte. Kishte urrejtje ndaj meje që thoshte a Kadri, Kadri ç’më bëre. E kish këtë, e konsideroni juve këtë urrejtje ndaj meje...FIQRET SHEHU: Unë e kam thënë...KADRI HAZBIU: Po ose jo, nuk më duhen mua shumë hollësira...ARANIT ÇELA: Urrejtje a inat çfarë e quani...FIQRET SHEHU: Ka një gjë që Mehmet Shehu ka thënë që ne e kemi kurdisur këtë, domethënë kemi bërë vijën e sjelljes…ARANIT ÇELA: Po ke thënë edhe ti, thuaj si ke thënë...FIQRET SHEHU: Kam thënë, a Kadri, Kadri edhe sot si judë u solle ndaj meje...KADRI HAZBIU: Domethënë, ai kishte një urrejtje ndaj meje në këtë…ARANIT ÇELA: Puna është që ai këto ka thënë, tashti konkluzionin nxirre ti...KADRI HAZBIU: Më falni i nderuar kryetar, desha të di, domethënë kjo e konsideron pavarësisht për çfarë arsye, e konsideron këtë urrejtje të Mehmet Shehut ndaj meje... FIQRET SHEHU: Jo. Unë kam thënë që Mehmet Shehu...KADRI HAZBIU: Jo çfarë ke thënë, po unë po pyes...FIQRET SHEHU: Mehmet Shehu ishte i mërzitur ndaj qëndrimit tënd me dy faqe, megjithëse vijën e sjelljes e kishit bërë së bashku dhe nga një anë sulmohej Mehmet Shehu, nga ana tjetër i solle përgjigjen e agjenturës sovjetike natën e 17 dhjetorit. Qe një qëndrim i dyfishtë ky…KADRI HAZBIU: Mu përgjigj pyetjes time…FIQRET SHEHU: Ja përgjigjja është kjo…KADRI HAZBIU: Mu përgjigj pyetjes time, ishte kjo urrejtje e Mehmet Shehut ndaj meje?ARANIT ÇELA: Atë nuk e di. Po thuaji ti, ti më urreje apo jo...KADRI HAZBIU: E kam pyetje tjetër si rrjedhim të kësaj. Tek juve u krijua bindja për mua me dy faqe ose me tre ose me katër, tek juve u krijua urrejtje ndaj meje...FIQRET SHEHU: Këtu kryesorja ishte çështja e agjenturave…KADRI HAZBIU: Mirë, agjenturore pa agjenturore, unë pyetjen e kam shumë shkurt edhe mund t’i përgjigjeni. U krijua s’u krijua...“Natën e 16 dhjetorit ’81, Mehmeti mori ultimatumin e UDB”Misteret e bisedave të fshehta që janë bërë në vilën e Mehmet Shehut mbrëmjen e 16 dhe 17 dhjetorit ‘81, zbardhen në proces nga Fiqretja në seancën e ballafaqimit me Kadriu Hazbiun dhe Feçor Shehun. Tronditjet e përjetuara në shtëpinë e kryeministrit në ditët e fundit të jetës, të dëshmuara nga e veja e tij, janë nga momentet më kulmore të procesit gjyqësor të gushtit ‘83. Ndërsa për provat e tjera të evokuara që nga periudha e luftës, bashkëshortja e Mehmetit është mjaftuar me një panoramë të përgjithshme duke shpalosur fakte e ngjarje të mësuara nga të tjerët, momentet e çastit fatal, i ka përshkruar me detaje duke i riprodhuar madje minutë pas minute. Të parin që ka kryqëzuar për ultimatumin ogurzi, të adresuar nga zbulimi jugosllav, ka qenë Feçor Shehu, i cili sipas saj, ka vizituar vilën e tyre mbrëmjen e datës 16 dhjetor ’81, dhe i ka dorëzuar Mehmetit dokumentin e UDB-së, që e ka marrë nga berberana e hotel Dajtit, rezidenca e agjenturës serbe në Tiranë. Në vijim, e veja e ish- kryeministrit bën të ditur në seancë dëshminë e panjohur sipas së cilës, Mehmet Shehu ka përdorur sigurimin e shtetit, për të krijuar rrethana lehtësuese për familjarët e puçistëve dhe sabotatorëve të dënuar, ndërkohë që mjaft syresh i ka rikthyer në profesionet e tyre mjekë, laborantë e inxhinierë, në qytetet e mëdha. Fillimisht me këtë akuzë ajo sulmon Feçor Shehun. Kalojnë në ballafaqimin me të momente të tëra dhe pikërisht kur nuk vërtetohet asgjë, gruaja e ish-kryeministrit nis të godasë një tjetër bashkëpunëtor të së shoqit, madje këtë radhë me fakte konkrete. Llambi Peçini, sipas saj, duke spekuluar me funksionin që kishte në krye të Sigurimit të Shtetit është përdorur nga Mehmet Shehu për të sjellë në qytet, gruan dhe vajzën e njërit prej ish-ministrave të dënuar për sabotim në ekonomi, me punë në profesionin e tyre, mjeke e laborante në qytet. Në deponimin e të vesë së ish-kryeministrit rreshtohen me emra disa familjarë të ish-bllokmenëve të dënuar nga Partia (emrat e tyre gazeta rezervon t’i bëjë publike, thjesht për arsye humane), të cilët janë tërhequr nga vendi i internimit dhe janë sistemuar me punë komode në qytet. neser do te lexoniTronditja e Mehmetit pas takimit të fundit me Hazbiun mbrëmjen e 17 dhjetorit: Ah, Juda do na hajë kokën!Çfarë i ka fshehur hetuesit Piro Dautaj, Fiqrete Shehu dhe frika prej tij si djali i xhaxhait të Kadriut.Në cilat kushte u përjashtua nga procesi hetuesi kryesor i gruas së Mehmet Shehut dhe si ndryshoi aktakuza pas kësaj.A ishte arratisja e Panajot Plakut kombinacion i Sigurimit të Shtetit dhe cilat kishin qenë marrëdhëniet e tij me Teme Sejkon.Çfarë pranoi në gjyqin e Kadriut, Fiqrete Shehu se kishte mashtruar ndaj Nesti Nases.