E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompetencat mes Topit dhe Topallit, Kushtetuesja shtyn seancën

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën gjyqësore për ndarjen e kompetencave mes Kreut të shtetit Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në lidhje me emërimin e gjyqtarëve.
 

Gjykata Kushtetuese pritej të shqyrtonte sot kërkesën e presidentit të Republikës ndaj Kuvendit, për kompetencat e të dy institucioneve, por seanca u shty pas kërkesës së Kuvendit I cili kërkoi më shumë kohë për t`u përgatitur për çështjen.
 

Objekti i kërkesës së presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit.
 

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë zgjidhjen e kopetencave mes dy institucioneve më datën 29 shkurt.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›