E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Plani i masave, fantazi e Ramës

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi e ka cilësuar planin e masave për përballimin e emergjencës të paraqitur nga PS-së si fantazi e kreut të saj Edi Rama. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Patozi theksoi se plani i PS-së është kundër banorëve të cilët kërkojnë ndihmë konkrete dhe jo fjalë boshe.
 

“Kuvendi nuk miraton plane, ne miratojmë ligje dhe vendime që nuk janë sjellë këtu. Në kohë fatkeqësie ka nevojë për solidaritet nga të gjithë. Njerëzit nuk mund të ndihmon në Twitter ose Facebook. Shumë pika në këtë plan nuk kanë vlera pasi janë kryer” ka theksuar Patozi.
 

Ai ka akuzuar opozitën se kërkon të nxijë më tepër situatën e krijuar nga moti ndërsa ka shtuar se kreu i saj Edi Rama është duke i ndarë banorët të cilët kërkojnë ndihmë në majtë dhe në të djathtë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›