Kompleksi ekzistencialist i indiferencës...pse nuk protestojnë shqiptarët
>Nga Eljan TANINI
Ne shqiptarët jemi trima me mustaqe por vetëm në këngët e legjendat që i kemi bërë vetë, se durojmë dot padrejtësinë në të keqe dhe për të vënë nderin në vend hidhemi në zjarr. Sy më sy dhe dhemb për dhemb e kemi shumë të lehtë. Por kjo, gjithmonë për atë çka është e imja. Ne e duam shumë qeverinë, pavarësisht se kush është ajo, ne shqiptarët e duam shumë atë që është më i fortë se ne, por edhe të mos e duam, e durojmë, nuk reagojmë, presim, se kush e di ndoshta një ditë ai që do të dobësohet, patjetër do të bjerë nga atje ku është. E çuditshme është tek ne shqiptarët, e duam kaq shumë atë që është më i fortë se ne, ndoshta na pëlqen dhuna që na jep, ose në dhunë jemi disi më të mbrojtur. As nuk e hapim gojën, ky është kompleksi i ekzistencializmit tonë për tu bërë disa servilë të politikës që gjoja i ndihmoi nga disfata, e të tjerë më të heshtur bëjnë indiferencën. Nga njëra anë na pëlqen të jetojmë më pak të tashmen, në anën tjetër të tjerë që nuk ngopen më shumë me të tashmen, dhe as të tjerë që nuk ngopen me të shkuarën. Edhe ata që jetojnë shumë mirë në këtë vend duan të shkojnë në Amerikë. Kaq të pangopur jemi ne shqiptarët! Madje Zot nuk njohin. Si mund të njohin Zot ish- zotërit, kur dikur kishin nevojë për të, ndërsa sot as që duan ta shohin me sy. Prandaj them, që ne shqiptarët nuk ngjajmë aspak me krijuesin. Mund të jetë edhe gabim i Zotit, që në ngjizjen tonë. Pasi ne shqiptarët jemi dialektikë, ne e dimë së këto gjëra e kanë një cikël, kanë një kulm, një fund edhe një të keqe apo një të mirë. Ne shqiptarët në të vërtetë jemi gjak ftohtë zor se nxehemi kollaj, ose po u nxehëm nuk nxehemi të gjithë përnjëherë, kur gjithmonë ti nxehesh të tjerë thjesht rrinë, thjesht nuk ka ardhur radha e tyre për tu nxehur. Është e vështirë të na bësh bashkë ne shqiptarëve në shesh, në mos qoftë për të festuar ndonjë festë të shëmtuar. Nuk i merr vesh njerëzit në këtë vend, në janë majtas apo djathtas. Seç luftojnë kaq shumë për emrin e politikës, por ndoshta kanë të drejtë, janë më të sigurt me të, dhe të paaftë për ta ndërtuar vetë jetën. Kështu bëhemi ne shqiptarët, kremastar për tu varur diku, kremastar të një gjinie të njëjtë si ne; por për çudi më manipuluese. Në njërën anë shumë nuk kanë të hanë, dhe në faqen tjetër fondacione të panumërta që fryjnë barkun e tyre. Mbushur me organizma të shoqërisë civile, që sapo kanë kaluar disa vite në mbrojtje të qytetarëve, por edhe këto për interesa të tyre, kthehen në parti apo grupime politike. Problem është se po duken ndër qytetar si të aftët e rinj të politikës sonë të re. Seç përveshin mëngët, dalin e flasin tërë zell, se ne duhet ti votojmë ata. Kjo do të jetë e ardhmja jonë, nuk ka për të ndryshuar kjo gjendje, edhe po ndryshoj, do të bëhen gjërat disi më me klas. I sheh të gjithë bashkë, kur shahen në kuvend, përsëri bashkë në bar kafe, kur këta gjoja opinionistët kritikojnë në media, dhe për këtë fitojnë pikë e bëhen më popullorë, përsëri i sheh bashkë në bar kafe. Të veshur mirë, kanë shkëlqimin e ekranit. Mirë bëjnë, andej bie borë, e këtej në ngrohtësinë e kafesë flasin për të tjera gjëra. Edhe nëse flasin për të njëjtin problem, përsëri asgjë. A të jetë vallë ky imazhi, i të përfytyruarit te popullit në kuvend? Sigurisht që po, sepse i kërkojmë pikërisht atyre të na zgjidhin ardhjen e problemit të radhës. Pastaj, këta jemi ne, shumicë injorante ne, shumicë injorante dhe ata, pakicë intelektuale ne, pakicë intelektuale dhe ata. E përse u kërkojmë kaq shumë, që të na i bëjnë gjërat më mirë?! Si jemi ne, pasqyrim i joni janë dhe ata. Nuk është faji juaj këtu, ju nuk mund të na përfaqësoni si shumicë, ju thjesht përfytyroni popullin në kuvend. Po ata që nuk flasin fare, hedhin një fjalë një herë në vit dhe kaq për ta?! Po mirë, këta nuk janë personazhe film përfytyrimi, janë thjesht figurantë. Shqiptar kujdes kur voton politika po të mashtron. Në fakt ne shqiptarët jemi nxehur keqas në 1997-ën, nuk arrij ta kuptoj se çfarë ishte e gjitha kjo, një duf i trullosur, aq sa u nxehëm prishëm Shqipërinë së bashku me të edhe "ëndrrën ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa". Të na thoshin se ato paratë e piramidave nuk ishin të vërteta, të gdhiheshim brenda një natë përsëri të varfër e të tjerë të dilnin përsëri në rrugë, edhe ata që dolën në rrugë humbën durimin, dhe u deshën vite të tëra që të na mblidhnin në shtëpi. Se kur populli i piramidave u fut nëpër shtëpi, shesheve mbeti populli i qëndrestarëve; ashtu si dilnin rrugëve ata, me apo pa bukë me vete, me apo pa shishe benzine, bashkë me të tjerë të shtrirë diku në murin e ambasadës për të bërë intervistën e vizës. Pastaj kur nxehemi ne, thyejmë çdo gjë, sepse ajo i takon shtetit, dhe mbi të gjitha nuk është e jona. Edhe nëse mirë bëjmë, në këtë përsëri që duhet të kthehet ndoshta njëherë në disa kohë, të tjerë i zë frika se do plasi lufta. Si fillim, pasi vuajtëm nga trëndafilat e kuq, u kapëm pas fitores së dy gishtave për të fituar lirinë. Një plakë militante, me proteza të vëna dhe pështymë në buzë, që çirret se kjo parti i solli lirinë, tani është në kryeqytet me lirinë në lumturinë e plotë. Këta si puna e kësaj nënokes militante nuk kërkojnë asgjë sepse janë shumë të kënaqur me kaq. Më në fund u realizuan. Ja një arsye më shumë përse nuk dalin shqiptarët të protestojnë. Se politika e re i solli nga mali në fushën e Amerikës, kështu jemi më rehat. Kjo është një arsye më shumë se përse shumica e popullsisë nuk dëshiron të protestojë, një arsye më shumë që tani është plotësuar: politika e pëlqen këtë lloji katundari për ta ushqyer me vota. Me disa copa letrash, qe edhe nga ata që nuk votojnë të tjerë zgjidhen vetë. Sa implikim negativ, edhe populli është i tillë. Sa vjen edhe trashëgon më shumë idiotësitë injorante të tij. Shumica e popullit është vartës i paemancipuar. Për ta vetëm hija e kostumeve është shpëtim. Me dëshirën e madhe shumica e popullit janë kënaqur, më në fund se jeton në kryeqytet apo edhe në ndonjë qytet tjetër, ka edhe një copë tokë të zaptuar, më në fund është i kënaqur. Kënaqësi të kota, po, kënaqemi me pak ne shqiptarët...Përse do ti duhet të protestojë, sepse dikur mori gurin për ti gjuajtur policisë dhe hodhi bustin e salduar tek sheshi, pastaj u përlye nga para piramidash me majën nga poshtë dhe bazamentin nga sipër, që aq shumë u rëndua sa pasojat i vuajtëm. Si idiotë shisnin shtëpi për të fituar shumë më shumë seç duhet, pastaj donin që ti falnin se hidheshin nga kati i pestë. Lindën protestat, këtu nuk e kishte fajin politika, por ata vetë që gënjeheshin në mënyrë të shkëlqyer nga makutëria e tyre. Kështu një arsye më shumë për të marrë armët, përsëri idiotësira me të fortin e lagjes, merr e mbaj armë në shtëpi, mbrohu se do të vrasin, dhe kush, vëllai yt. Se po mbërritëm ne shqiptarët në valle zor se ulemi, dhe vallen e çmendur të viteve 90 duhet ta hiqnim të gjithë, ngrihemi ne shqiptarët në mitingje por kur i dhemb koka shefit të partisë, po na thirri ai në shesh dalim, në të kundërt mirë jemi në shtëpi, se halli i shefit të partisë është më i madhi, tonat janë të kota. Se mund të vdesin njerëz deteve apo kanaleve punë e madhe, se mund të na shpërthejë një bombë apo një arsenal i tërë ushtarak dhe marrim vesh se i kemi anembanë Shqipërisë, se na gërryejnë lumenjtë, se na presin pyjet, se na thahen liqenet punë e madhe, se na betonohen parqet e qytetet, se s'kanë ku të luajnë fëmijët punë e madhe, se na mbyt ajri i ndotur, se s'na mbin misri në arë, se vdesin minatorë në minierë, se na vidhet toka për tia shitur tjetrit, se na mbyllet biznesi sepse dikujt nuk i pëlqen fytyra e pronarit, na shitet ushqim i prishur, na rritet çmimi i karburantit, na mbajnë të mbyllur brenda këtij vendi si kafshët në rezervat, se kthehen vetë në perëndi që duhet tu falemi të gjithë, punë e madhe. Nuk e duam bekimin tuaj. E tërëshenjta juaj është e çmendur. Prandaj na e dhuruan lirinë, ndoshta tani me të nuk dimë ç'të bëjmë, ndoshta na e kanë marrë përsëri lirinë me formalitete të tjera, prapë punë e madhe, ku është parë të ngrihen njerëzit në protestë kur nuk është gjetur një arsye madhore nga ato që nuk kupton asnjë prej ne shqiptarëve të thjeshtë! Pordhë e madhe ne shq