E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka e gabuar, por jo e fundit për Kadarenë

>Nga Nadire BUZO (Nura)
Në intervistat e fundit të vitit që shkoi, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, do të theksonte se Darka e gabuar qe libri me i bukur i tij. Kjo qe pak a shumë çudia jonë, çdo kishte qenë më bukur se gjithë herët e tjera? Dhe e dyta që ngjalli një farë zbrazësie, boshllëk me keqardhje bashkë, s`i asnjëherë tjetër Kadare, pohoj se Darka e gabuar qe libri i tij i fundit. Edhe këtë herë si zakonisht megjithë ato ç`ka kisha dëgjuar, si më lart, vendosa ta shtyj leximin, për të shtyrë kënaqësinë që sjellin gjërat e veçanta, si një diçka e rrallë që të zbukuron jetën. Prej shumë kohësh më shoqëron një ndjesi e tillë, që pas leximit të një libri shumë të bukur, e sidomos të Kadaresë, duhet të bëj një pauzë të gjatë, për të rifilluar të lexoj diçka tjetër. Librin Darka e gabuar e lexoj së pari im bir Ardiani. -Hë mo si tu duk?- i them me ngut dhe kërshëri. - Si gjithmonë, Kadare- më përgjigjet ai qetë. -Po pse, ai si asnjëherë tjetër- tha se ky qe libri i tij më i bukur?- Shumë i bukur ishte, si gjithmonë,- mu përgjigj im bir me të njëjtin temp. Megjithëse e njihja adhurimin e Ardit për çiftin Kadare dhe veprat e tyre, këto fjalë më shtynë ta lexoja librin rrëmbimthi, ashtu rrëmbyeshëm siç rrjedh ai vetë.
Megjiithë temperamentin dhe pasionin tim për artin dhe letërsinë, isha e një mendimi me tim bir. Përveçse libri më pëlqeu shumë, më ndodhi një fenomen i çuditshëm, mu duk se e kisha dëgjuar apo lexuar shumë kohë më parë, ose mund të kisha lexuar dorëshkrimet, gjë të cilën mund ta bëjë vetëm mikja e madhe e tij, Helena. Vërtet Kadare si gjithmonë, realist e fantastik. Me kreativitetin e tij të rrallë gjuhësor dhe letrar, metaforik dhe krahasues si përherë dhe askush tjetër. Vetëm se kësaj here u habita për faktin se, sa herë rilexoja librat e Kadaresë (qoftë edhe për efekte studimi) më dukej se i lexoja për herë të parë. Këtë herë libri më dukej shumë i afërt dhe konfidencial, të bënte shumë për vete qysh në rreshtat e parë e se lije dot për asnjë çast. Përshkrimi i qartë i ngjarjeve me dy doktorët me të njëjtin emër, Gurameto i madh dhe Gurameto i vogël, më kujtoi gjithashtu binjakëzimet e rasteve, ku doktorë me të njëjtin emër, kishte jo rallë nëpër qytete, si Vasili i madh e Vasili i vogël, Ahmeti i madh dhe Ahmeti i vogël, Kosturi i madh dhe Kosturi i vogël. etj. Përbënin bërthamat e bisedave  nëpër rrethet shoqërore e familjare e më gjerë, për hir të profesionit human dhe karakterit stoik të tyre. Ky binjakëzim, i quajtur bosht i romanit, qëndron sa modern aq dhe fantastik, i bën me interesante dhe lehtësisht të kuptueshme ngjarjet e ndërthurura në libër, me mjeshtërinë e penës Kadareane. Duke u përpjekur të shpjegoja, dashurinë dhe afrimitetin që ndjeva për librin, me gjithë ngjarjet e trishta që tregohen në të, smë hiqej nga mendja...Kadare si gjithmonë... Këto fjalë të thëna nga im bir, ashtu qetë, mu bënë si refren në trurin tim... Si gjithmonë Kadare....Përgjithmonë Kadare...Kjo përhumbje mendimesh për të gjetur se çfarë kish plus veç të tjerëve ky libër.... çfarë i ka pëlqyer vetë autorit..... tha ....ky .....libri më i mirë .... mendonte ... libri i tij....fundit.
Shfletova edhe njëherë, sipas zakonit. Librin kujdesem se mos e lëndoj, nuk e përthyej kurrkund nuk vë viza në të, e as shenja, vetëm se në kapakun e fundit së brendshmi, shënoj me laps lehtë, numrat e faqeve që më kanë bërë tu rikthehem gjatë leximit mbresëlënës. Fillova të lexoja në faqe, e nëpër fletët e veçuara .f.....
Tani po më dukej ndryshe, jo sikur i kisha veçuar ato, por sikur s`i kisha lexuar fare, e po i lexoja në atë çast për së pari. O Zot, spo e marr vesh çpo ndodh? Lexo dhe rilexo, e më pas, mendueshëm, kuptova më në fund se: Kadare kish mbledhur tek Darka e gabuar, Gjeneralin e ushtrisë së vdekur, Kronikën në gur, Doruntinën, Urën me tri harqe, Enigmën, Kështjellën, Dosjen H, Prillin e thyer, Shpirtin, Danten, Princin e vështirë Hamlet dhe fantazmat e tij, Në kopshtin me Lulet e ftohta të marsit dhe qe ulur në kohën e shkrimeve, për të shtruar Darkën e Gabuar.
E përsëri lexoj: f. 52,53..90.....Me sa dukej Shqipëria kishte dy qëndrime, por kjo si bënte ndonjë përshtypje Gjirokastrës, dihej se kishte raste kur asaj i dukej vetja më e mençur se Shqipëria......Për mendjemadhësinë e pafre të këtij qyteti kishte shpjegime të ndryshme....Katundet e Lunxherisë të tërhequra në krojet dhe këmbanat e tyre, nuk do të përziheshin me sa dukej në këtë lëmsh......
Në vazhdimin, tej nëpër rreshta gjen përshkrimin më të bukur për qytetin dhe qytetarët  e tij kryelartë.  Kështu mendoj, se kishte folur Kronika në gur në Darkën e gabuar
Ndryshe nga darka që shtroi Gurameto i madh, Kadare ishte midis miqsh cilëtdo qofshin ata, në të tjera kohë, në kohën e shkrimeve kulminante, por që kulmet mezi dallohen, pasi ai i pati ngritur ato që në fillimet e tij. Pra darka e Kadaresë ishte midis kulmesh......
f.28,29,...33.......Krahas kësaj, ndihej megjithatë njëfarë mirënjohje ndaj fatit, që i kishte ruajtur nga gjëma të tjera, të harruara qyshkur, siç ishte Dynetshi, njëfarë përbindëshi kalendarik, që i shpëtonte përfytyrimit, një copë kohë e pangjashme me asgjë, ardhur s`dihej nga prej thellësive të gjithnajës, ndoshta një ngjitje prej dy netësh, që ishin bërë njësh, pasi e kishin mbyllur midis tyre ditën ...Dy hamendje të reja krijoheshin aty për aty. Sipas të parës, doktor Gurametoja po ju bënte një dil të dal gjermanëve. Ju po na pushtoni? Kujtoni se na keni tmerruar e na keni vënë në gjunjë? Fare hiç!.....Ndërkohë për pezëm ndaj dashamirësve të doktorit, anti-Gurametot e shtuan vrerin kundër tij.....Të tjerët shkuan edhe më larg, duke hamendësuar se kishte gjasa që, herë pas here nga qilarët nxirrnin disa pengje, ata më të parapëlqyerit për gjermanët, si përshembull, hebreun Jakoel, për ti pushkatuar ashtu për qejf, mu në sallën e gostisë!...
Këtu kishte ndërhyrë Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Pra rreth tij ishte gjithë bota letrare Kadareane. Veç një gjë është e mistershme, u dërgoi ftesë si ajo e ........vdekurit ...apo ...jo, dhe se, ftesën ja u kishte bërë me letër, me fjalë, apo thjesht ata kishin ardhur vetë si mysafire të paftuar, ca të gjallë e ca të vdekur. Jeta dhe vdekja, apo jetvdekja, janë kaq pranë njëra tjetrës njësoj kudo, në Argjentinë, në Kili, në Indi dhe Evrope. Ajo që ndryshon është koha midis jetës dhe vdekjes, pra jo koha për të jetuar, por si është jetuar, kjo si ska qenë njësoj në vende dhe kohë të ndryshme. Po fundja kjo ishte historia e qytetit të tij, e vetë vendit, historia e Ballkanit dhe përtej. Kjo është ajo ku shkrimtari, shtjellon mjeshtërisht, ç`ndodhi në këtë periudhë, nga jeta tek vdekja, e pastaj prapë tek jeta, e cila vazhdon për tek vdekja përsëri. Enigma ndërhyri dhe kjo gjase u zgjidh shpejt. Mysafirët erdhën në Darkën e Kadaresë fare pa ftuar, pasi kishin qënë pjesë e jetës dhe e kohës së tij.
F 64.65....Të besoj, u përgjigj i qetë Gurametoja.
Të faleminderit, vëlla....Ishte dyfish joshëse. Ngaqë ishte e jotja dhe nga që ishte shqiptare. Ashtu siç ma ke thënë ti Lek Dukaxhin....A ma jep besën, o zoti i shtëpisë! Formula madhështore. Gjithë kohën mendoja, jo më kot, doket tona të lashta gjermanike ngjajnë me tuajat....Ato kode bota i ka harruar, por që në do ti ringjallim........
Kjo patjetër ka qenë ndërhyrje nga Prilli i  thyer....se kodi juaj kërkon Gjak për gjak......gjaku nuk hup kurrë...........
Kanuni i Lekë Dukagjinit, qe kushtetuta e parë shqiptare, kushtetuta e maleve, sa e egër, aq krenare për kohën, por e keqpërdorur, në të gjitha kohët nga të gjithë, vendas dhe të huaj. Kanuni kjo përrallë tragjike për kombin, do të kishte pasojat e saj në lloj, lloj formash, nga më të çuditshmet, ku mjeshtri Kadare i trajton në librat e tij.
Kushtetuta gjakatare do të transformohej deri në ditët tona, me forcë të tillë, ku s`ka ç`far ti bëj as kushtetuta e ditëve të sotme. Pasi ajo kushtetuta e maleve, e cila vriste një e nga një, u pasua për 50 vjet me një tjetër më të egër, Kushtetutën e diktaturës së proletariatit, me vrasjet në grupe, të gjithë kundër të g

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›