Kompleksi energjetik i Porto Romanos dhe pasojat
Kohët e fundit po flitet shpesh rreth një projekti që planifikon kompania italiane ENEL, për ndërtimin e një kompleksi energjetik në Porto Romano. Ky projekt ka ngjallur shumë debate në publik, kryesisht për shkak të asaj që industria e instaluar aty (në pritje - TEC) njihet historikisht si shumë ndotëse dhe gjithashtu për disa paqartësi nga ana e investitorit, për të dhëna relevante e masa konkrete rreth këtij projekti. Banorët e zonës së Durrësit, Tiranës dhe të gjithë dashamirësit e mjedisit në Shqipëri, janë të shqetësuar e të interesuar nëse do të garantohet cilësia e jetës dhe e mjedisit në këto zona, që mund të preken nga impakti i këtij kompleksi energjetik?
Përgjigjen më të kualifikuar për këto çështje, sigurisht që do ta japë vlerësimi i detajuar i ndikimeve në mjedis (VNM), që duhet të kryhet nga ekspertë të pavarur. Por ky kompleks është pjesë përbërëse e parkut industrial të Porto Romanos, ku do të instalohen edhe aktivitete të tjera industriale. Prandaj, më parë duhet të ndërmerret nga institucionet përkatëse procesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për të gjithë zonën industriale të Porto Romanos.
Çuditërisht, ENEL, gjatë debatit publik të zhvilluar në Durrës, e ka prezantuar VNM integrale të këtij kompleksi energjetik si një VNM të vetme, që i kushtohet TEC-it 1600 MW dhe pontilit detar 950 metra të gjatë për të transportuar qymyrin e importuar për në vendet e grumbullimit dhe, potencialisht për të eksportuar nënproduktet e dala nga operimi i TEC-it. Ndërkohë që ky kompleks përfshin edhe linjën elektrike ajrore prej 400 kV, 25 km e gjatë, e cila do të lidhë impiantin energjetik me rrjetin kombëtar të transmetimit në nënstacionin Tirana 2 (Kashar) dhe linjën elektrike nëndetare prej 500 kV, 210 km e gjatë, e cila do të lidhë impiantin energjetik me rrjetin kombëtar italian. Por vlerësim mjedisor meriton edhe transporti detar me anije oqeanike i qymyrit të importuar nga jashtë për në vendin e ankorimit dy-tri milje nga bregu dhe potencialisht eksportimi i nënprodukteve të lartpërmendura; transporti i mëtejshëm i qymyrit me anije më të vogla nga vendankorimi për në pontil dhe transporti potencial në kahun e kundërt i nënprodukteve të sipërpërmendura. Për të gjitha këto aktivitete duhet të hartohen VNM të veçanta e më pas të nxirret një VNM përfundimtare përmbledhëse për të gjithë kompleksin energjetik. Mund të ndodhë që, nga funksionimi i të gjithë këtyre aktiviteteve njëherësh, në të njëjtën zonë të rritet gama e elementëve ndotës, të rriten ndjeshëm sasitë e çliruara të ndotësve të përbashkët në mjedis, të ngrihen nivelet e përqendrimeve të tyre në mjediset pritëse, duke vepruar në mënyre kumulative. Prandaj VNM përfundimtare duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse.
Kompleksi është planifikuar të ndërtohet në një lokalitet, i cili ndodhet pranë qendrave të banimit të Porto Romanos, fshatit Rinia, vetëm rreth 8 km larg qytetit të Durrësit dhe rreth 30 km larg qytetit më të madh në vendin tonë, Tiranës. Të dyja këto shquhen si qytete me dendësi të lartë banorësh për km². Edhe zonat përreth Durrësit e Tiranës dhe segmenti Tiranë-Durrës është mbushur me shtëpi banimi dhe në to është përqendruar rreth 30% e popullsisë së Shqipërisë. E gjithë kjo popullsi mund të preket nga ndikimet e funksionimit të këtij kompleksi, nëpërmjet proceseve të transmetimit e të depozitimit atmosferik të lëndëve ndotëse: p.sh. SO2 dhe NO2 qëndrojnë mesatarisht disa ditë në atmosferë, ku gjatë kësaj kohe ato arrijnë të zhvendosen nga era qindra kilometra tutje, larg vendit të shkarkimit në atmosferë. Më pas, këto gazra të dëmshëm për shëndetin, si edhe grimcat e vogla të rrezikshme, të shkarkuara në ajër, largohen nga atmosfera për në sipërfaqen e tokës nëpërmjet depozitimit të thatë (absorbimi i ndotësve të gaztë prej bimëve e tokës) dhe depozitimit të njomë (transferim i efektshëm mbi tokë i gazrave dhe grimcave të vogla nëpërmjet reshjeve).
Shiu acid është problem rajonal, fatkeqësisht nuk njeh kufij; shkarkimet e oxhaqeve të lartë të termocentraleve angleze dhe evropiane kanë ndotur ajrin mbi Skandinavi, në akujt e ishullit të largët të Groenlandës janë gjetur metale të rënda, mijëra liqene në Kanada janë ndotur nga industritë amerikane e plot raste të tjera. Prandaj, lipset që projekte të tilla të analizohen me shumë kujdes, që shtetasve shqiptarë të mos u privohet e drejta për një mjedis të pastër, për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit shqiptar nga ndotja e tij.
Shqipëria është vend i vogël, ku pjesën më të madhe të territorit e zënë malet. Çdo sipërmarrje industriale e këtij lloji do të reflektohej direkt në përkeqësimin e cilësisë së jetës te popullsia, meqë jetojmë në sipërfaqe kaq të vogël, e ku natyrisht nuk ka vend për eksperimente të përmasave kaq të mëdha.