Masakra e paralajmëruar e adoleshentit gjerman
Adoleshenti gjerman që vrau të mërkurën 15 të pafajshëm me armë zjarri e kishte paralajmëruar masakrën në një forum në internet. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet policore, të cilat saktësuan se bashkëbiseduesit e tjerë nuk i kishin marrë seriozisht fjalët e 17-vjeçarit. Tim Kretshmer vrau 12 vetë në një shkollë dhe tre të tjerë në qytetin Vendlingen. Pas kësaj, qëlloi edhe veten ndërsa përballej me forcat e policisë.
Një autoritet gjerman sqaroi edhe detaje të bashkëbisedimit të adoleshentit me pjesëtarët e tjerë të portalit në internet: "Më ka ardhur në majë të hundës. Jam ngopur deri në grykë me këtë jetë të kotë. Po të njëjtat gjëra. Njerëzit më qeshin në fytyrë... askush nuk është në gjendje ta kuptojë sa vlej... kam frikë, kam armë këtu dhe do shkoj nesër në ish-shkollën time, e aty do t‘u tregoj ferrin". Mesazhi vazhdonte me fjalët: "Mund edhe të arrij të shpëtoj, kështu që mbajini veshët hapur, do dëgjoni nesër për mua. Vetëm mbani mend emrin, Vinenden".
Autoritetet e rendit u vunë në dijeni të ekzistencës së këtij mesazhi vetëm pas tragjedisë. Një burrë vuri në dijeni policinë vetëm pasi i biri i kishte treguar për mesazhin teksa shihte tragjedinë në një edicion informativ.
Sipas autoriteteve gjermane, mësohet se Tim Kretshmer qëlloi më shumë se 100 herë në ambientet e shkollës. Ato bënë gjithashtu me dije se i qenë gjetur edhe 130 fishekë të tjerë, pas përplasjes me forcat e policisë, kur edhe u vetëvra. Prokurorët janë shprehur se i ati i adoleshentit rrezikon të përballet me akuza për lënien e armëve në dorë të të birit. Adoleshenti Tim Kretshmer ka qenë nën kujdes psikiatrik në vitin 2008, por nuk ka pranuar të vazhdojë më tej me trajtimin e këshilluar.
Të mërkurën, Tim Kretshmer qëlloi 60 plumba në dy klasa të shkollës Albertvil, duke vrarë nëntë studentë dhe tre mësues. Më pas, qëlloi edhe tre kalimtarë të rastësishëm, përpara se t‘ia drejtonte armën vetes.