Kompleksi i vitaminave të shëndetit dhe bukurisë
Autori i Lajmit: red.
Termi vitamina u përdor për herë të parë nga Kasmir Funk i cili iu referua Tiaminës (B1)që e cilësoi si të domodmoshme për jetën Vita jetë. Vitaminat janë përbërës organikë me struktura të ndryshme të domosdoshme për procesin e rritjes dhe për zhvillimin e rregullt të proceseve metabolike. Vitaminat nuk prodhohen nga organizmi.Vitaminat nuk kanë vlerë energjitike.Vitaminat përdoren në doza shumë të vogla në përjashtim të vitamines C acidi askorbik , që merret në sasi më të madhe.
Vitaminat janë bashkëdyzime organike të domosdoshme për jetën, të cilat organizmi nuk është në gjendje që t i prodhojë në tërësi apo në sasira të mjaftueshme. Veprimet e dëmshme të ambientit jetësor (ndotja e ajrit dhe ujit, zhurma, etj.), stresi i shkaktuar me tempi gjithnjë e më të shpejtuar të jetës, konsumimi i alkoolit dhe i kafes, duhani, konservantët dhe tabletat kontraceptive – të gjitha këto e forcojnë nevojën e organizmit për vitamina. Vitaminat, përmes proceseve të shumëta biologjike, i forcojnë veprimet e tyre të ndërsjella. Edhe gjatë eksperimenteve është vërtetuar se proporcioni i ndërsjellë i vitaminave të konsumuara në organizëm ka rëndësi të jashtëzakonshme, dhe për këtë arsye, është mirë që përparësi t u jepen preparateve komplekse. Pos vitaminave, për funksionimin e shëndoshë të organizmit, janë të nevojshme edhe materiet minerale dhe oligoelementet, të cilat organizmi nuk është në gjendje që t i prodhojë, ndërsa janë të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit.
Vitaminat përbëjnë një nga pjesët më të rëndësishme të mënyrës së saktë të të ushqyerit. Mjaft prej tyre luajnë rol të madh në përmirësimin e gjendjes së lëkurës dhe flokëve. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripëriat minerale, që janë shumë të nevojshëm për organizmin. Megjithatë duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazavendësueshme.
Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullishtë. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripëriat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Zierja me avull është më e mirë, sesa zierja e zakonshme. Mjaftë vitamina përmbajnë edhe lëkurat e frutave.
Kompleksi i vitaminave B (B1, B2, B3, B6, B12)
Nëse keni flokë të dobët, muskuj të pastërvitur dhe lëkurë sensitive, preferoni të konsumoni brokoli, peshk dhe perime të gjelbra, të cilat do t ju ofrojnë dozën e përditshme të vitaminave për të cilat keni më shumë nevojë. Vitamina B6 në veçanti, ndihmon në uljen e peshës. Vitamina B2 ju ndihmon të keni flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme, ndërsa provitamina B5 është e nevojshme për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Vitamina A
Vitamina A është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe syve. Do ta gjeni në qumësht dhe në peshqit e majmë. Ofrohet në formë në një substance të quajtur retinol. Retinoli, i cili prodhohet nga organizmi nga b-karoteni, i cili gjendet në perimet e gjelbra dhe frutat e gjelbra e të verdha. B-karoteni ndihmon në ndalimin e plakjes së qelizave, duke ju ndihmuar kështu të bëni një lifting natyral. Ndihmon gjithashtu në ndalimin e shfaqjes së njollave të lëkurës. Retinoli është mjaft delikat dhe disa herë shkatërrohet shpejt duke u bërë substanë toksike. Për këtë arsye, në produktet kozmetike përdoret proretinoli, i cili mban vetëm avantazhet e retinolit për lëkurën dhe jo disavantazhet e tij. Nëse përdorni produkte kozmetike për lëkurën tuaj, preferoni ato që përmbajnë proretinol.
Vitamina C
Fillojeni ditën tuaj duke pirë një gotë të madhe me lëng portokalli të freskët. Gjatë ditës konsumoni brokoli të zier, speca dhe kivi. Do të vini re menjëherë se si organizmi do të ndihet më i tonifikuar dhe me më shumë energji. Vitamina C ndihmon në parandalimin e gjakosjes së mishrave të dhëmbëve dhe në përgjithësi vepron si mburojë e fuqishme kundër infeksioneve. Vitamina C është një nga protagonistet kryesore në botën e kozmetikës, sepse i fal lëkurës shkëlqim dhe shëndet, duke larguar qelizat e vdekura. Një nga aftësitë e saj më të rëndësishme është vetia antioksiduese, duke shtuar kështu jetëgjatësinë e qelizave dhe duke larguar toksinat.
Vitamina D
Nëse ju shqetëson problemi i shfaqjes së karies në dhëmbë, atëherë një grusht frytesh të thata (arra, bajame, lajthi), pak peshk salmon, dhe 2 vezë janë zgjidhja e tij. Të gjitha këto ushqime do ta shdërrojnë provitaminën në vitaminë me ndihmën e rrezeve të diellit, dhe do të gjallërojnë zemrën dhe sistemin tuaj nervor. Vitamina D, siç e njohim të gjithë, ndihmon në forcimin e kockave, duke ju mbrojtur kështu nga shfaqja e osteoporozës. Konsumoni sallata të freskëta, duke i prerë perimet në copa sa më të mëdha, në mënyrë që të mos shkatërrohen vitaminat. Disa prej ushqimeve që përmbajnë vitaminë D me shumicë janë: Ngjalat, peshku salmon, sardelet, qumështi etj.
Vitamina E
Vaji i ullirit, soja, frytet e thata dhe drithërat me gjithë lëkurë përbëjnë burimet kryesore të kësaj vitamine. Vitamina E përdoret në kozmetikë për të mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme e për t i dhënë asaj më tepër elasticitet. Gjithashtu ajo përforcon prodhimin e kolagjenit nga organizmi. Kolagjeni është një substancë e nevojshme për ruajtjen e bukurisë së fytyrës.
Vitamina E ka aftësinë të kurojë shenjat e fytyrës, nëse merret në formë ampulash ose injeksionesh Nëse jeni në moshë 30 vjeç e lart, preferoni produkte kozmetike që përmbajnë vitaminë E..
Yndyrnat
Janë bazë, në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqëndruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamrat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat
Luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshëm, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.
Disa veti vitaminoze
Shum prej vitaminave kan veprime specifike psh: Vitamina A, D, B janë faktorë të rritjes.
-Ndikojnë në sistemin nervor vitamina B1, B6, B12.
-Rrisin rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve infektive të ndryshme:Vitamina A, E, B6 .
-Parandalojnë dhe ndihmojnë në shërimin e anemive vitamina E, B6, C.
-Mbrojnë lëkurën dhe mukozat vitamina B2, vitamina B6 dhe acidi folik.
Këshilla për mirëmbajtjen e flokëve
Kundër flokëve me zbokth
• Gjatë tharjes së flokëve me tharëse ajri, duhet ta mbani atë të paktën 15 cm. larg kokës. Preferohet që të jetë i graduar në gradën mesatare. Megjithatë është më mirë që t i lini flokët të thahen vetë.
• Nëse keni problem zbokthi dhe lyeni flokët, preferoni t i lyeni sa më rrallë që të mundeni.
• Për krehjen e flokëve përdorni krekër ose furça me majë të butë, në mënyrë që të mos irritoni lëkurën.
• Gjatë larjes, masazhojeni kokën me majat e gishtave dhe jo me thonj.
• Preferoni shampo me pH neutral.
Pastrues për flokët e yndyrshëm
Përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni me 4 lugë gjelle kos. Me këtë masë bëni masazh të lehtë në flokë dhe lëreni për 12 min. Në vazhdim shpëlajini flokët me ujë të vakët.
Për lëkurë të shëndetshme
Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të rreth 300 gr sodë buke. Uji me sodë ndihmon në hapjen e poreve të lëkurës, duke e ndihnmuar atë të largojë toksinat.
Piling natyral
Përzieni pak qumësht pastrues të fytyrës, të përzier me gjysmë luge niseshte. Me masën e krijuar bëni masazh të lehtë në fytyrë çdo darkë. Në këtë mënyrë që të largohen qelizat e vdekura dhe rigjenerohet lëkura.
Për fytyrat me puçrra
Nëse fytyra juaj ka tendencë të nxjerrë puçrra, atëherë zieni sherebelë, lëreni të ftohet derisa të vaket dhe përdoreni për ta shpëlarë pas pastrimit.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009