E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindroma e dhimbjeve të kokës dhe mjekimi i tyre

Autori i Lajmit: red.
Patologjia traumatike e kokës zë një vend të rëndësishëm në shoqërinë e sotme, por në lidhje me të mendohet më shumë për rrezikun e vdekjes sesa për pasojat e rënda të mëvonshme që lë pas një traumë e tillë. Mjeku i praktikës së përgjithshme ka të bëjë më shumë me traumat e kokës që duken të lehta ose mesatare në fazat e mëvonshme pas aksidentit, pra në kohën kur të sëmurët kanë ankesa subjektive. Për të kuptuar rëndësinë e fenomenit, mjafton t u referohesh statistikave. Në SHBA ka rreth 1.275.000 trauma të tilla në vit prej të cilave vetëm 350.000 shtrohen në spital. Prej këtyre, rreth 85% mbahen në spital për më pak se 10 ditë dhe dalin nga spitali me diagnozën komocion cerebral. Shumica e tyre vuajnë më tepër simptomat pastraumatike sesa traumën vetë dhe për këto simptoma shkojnë jo rrallë tek mjeku.
Përcaktimi nozologjik
Mund të duket e panevojshme të përcaktohet një gjë që duket qartë, siç është trauma e kokës. Por në shumicën e rasteve lindin dyshime, që me kalimin e kohës mund të marrin një rëndësi të veçantë. Një traumë e kranio-cerebrale është objektive, kur shkakton një plagë në lëkurë, një frakturë të kockave të kafkës ose për punë, duke lexuar me kujdes raportet për paaftësi të përkohshme në punë, por duke i kombinuar ato me të dhënat që jep i sëmuri, sepse zakonisht një njeri që pëson një traumë koke, ka pak mundësi që të jetë stimulant. Duhet gjithashtu të studiohen me kujdes edhe simptomat që mund të shërbejnë si orientim për mjekimin. Egzaminimi klinik i përciptë bëhet vetëm nga mjekët që mendojnë se të gjitha sindromat subjektive janë të njëjta. Në fakt, në këto situata mund të ekzistojnë 10-15 simptoma të ndryshme, që mund të kombinohen në mënyra të ndryshme, për të formuar sindroma të ndryshme. Përveç kësaj, zhvillimi dhe pasojat e çrregullimeve mund të ndryshojnë sipas terrenit psikologjik individual
dhe sipas ambientit familjar, shoqëror dhe profesional. Prandaj edhe mjekimi nuk mund të bëhet sipas një skeme të vetme për të gjitha rastet. Për punë, duke lexuar me kujdes raportet për paaftësi të përkohshme në punë, por duke i kombinuar ato me të dhënat që jep i sëmuri, sepse zakonisht një njeri që pëson një traumë koke ka pak mundësi që të jetë stimulant. Duhet gjithashtu të studiohen me kujdes edhe simptomat
që mund të shërbejnë si orientim për mjekimin. Ekzaminimi klinik i përciptë bëhet vetëm nga mjekët që mendojnë se të gjitha sindromat subjektive janë të njëjta. Në fakt, në këto situata mund të ekzistojnë 10-15 simptoma të ndryshme, që mund të kombinohen në mënyra të ndryshme, për të formuar sindroma të ndryshme. Përveç kësaj, zhvillimi dhe pasojat e çrregullimeve mund të ndryshojnë sipas terrenit psikologjik individual dhe sipas ambientit familjar, shoqëror dhe profesional. Prandaj edhe mjekimi nuk mund të bëhet sipas një skeme të vetme për të gjitha rastet.
Strategjia terapeutike
I dëmtuari që kthehet në shtëpi pas traumës, ka nevojë për ndihmë mjekësore që zakonisht sigurohet prej mjekut të praktikës së përgjithshme. Kjo ndihmë përfshin një kompleks masash, këshillash, vendimesh, që nuk mund të përmblidhen në një recetë. Vërtetoni karakterin subjektiv të ankesave të të sëmurit dhe mjekimi mund të fillojë vetëm pas egzaminimeve plotësuese për një dëmtim organik të dukshëm për të cilin nevojitet mjekim i vecantë. Pacienti ka nevojë për vizita mjekësorë të rregullta.
Mjekimi simptomatik-Dhimbja e kokës
Është simptoma që ndeshet në 80% të sëmurëve me trauma të kokës dhe ajo mund të shfaqet më vonë, por mund të qëndrojë për nje kohë të gjatë. Mund të jetë e vazhdueshme apo të shfaqet pas një sforcimi nervor fizik dhe jo rrallë mund të ketë karakterin e migrenës. Për mjekimin e saj mund të përdoren barna antalgjike ose antimigrenoze, por nuk duhet të arrihet në përdorimin e tepruar të barnave. Duhet të bëhen përpjekje
të dallohet dhimbja e kokës me prejardhje cervikale për të cilën mund të arrihen rezulate të mira me kufizimin e punës fizike si dhe me rekomandimin e barnave që lirojnë spazmën muskulare. Por kujdes, dhimbja e kokës asnjëherë nuk duhet të bëhet shkak për ndërprerjen e çdo veprimtarie dhe të çdo përpjekeje për riaftësim.
Vertigo ose “të qënit pa qejf”
Vertigo ( të marrurit mendsh) dhe malasie (të qenit pa qejf), janë ankesa që raportohen shpesh nga i sëmuri si shqetësimi i vetëm i mbetur pas traumës dhe mjeku duhet të bëjë dallimin midis tyre. Frakturat e pars petrosae të kockës temporale (veshi i brendshëm), mund të kenë si rezultat çrregullime të dëgjimit dhe të ekuilibrit. (Të marrurit mendsh) mund të vazhdojë me muaj dhe përmirësohet ngadalë. Zakonisht të sëmurët kanë marrje mendsh kur ndërrojnë papritmas pozicionin e tyre, kur bëjnë një lëvizje të shpejtë të qafës ose kur ndërrojnë ritmin e të ecurit ose vrapimit. Ekzaminimi klinik efekt vetëm në rastet kur asthenia bën pjesë në një sindromë depresive. Rekomandohet qëndrim nëpër stacione pushimi ku ushtrimet fizike dinamike dhe shëtitjet mënjanojnë rrezikun e vendosjes së pacientit në një pozitë pasive dhe regresive. Eshtë e vështirë për mjekun të gjejë qëndrimin e duhur edhe përballë çrregullimeve seksuale. Sidoqoftë nuk duhet përjashtuar lidhja e tyre me traumën, në rastet kur pacienti është i bindur se kjo lidhje ekziston. Për këto çrregullime nuk ka mjekime çudibërëse, sidomos kur situata ndërlikohet nga ringjallja e konflikteve të vjetra bashkëshortore, nga humbja e dëshirës për veprimtari seksuale në kuadrin e një sindrome depresive, ose nga efekti diencefalik i shkaktuar nga trauma. Edhe në këto raste, sjellja e ngrohtë e mjekut, që dëgjon me vëmendje ankesat e të sëmurit, e këshillon atë me takt dhe i jep shpresë, është metoda më e mirë për të përballuar vështirësitë për të cilat nuk është se kemi dhe një zgjidhje tjetër.
Çrregullimet e kujtesës dhe çrregullime të tjera intelektuale
Shpesh të sëmurët ndiejnë çrregullime të kujtesës për çështjet e përditshme të jetës, harrojnë data, emra, shifra, ngjarje, sende, që mund të kombinohen me dobësimin e aktivitetit intelektual (dobësim i përqëndrimit, i vëmendjes,përgjumësi gjatë punës mendore ). Është e vështirë të vlerësohen objektivisht këto çrregullime. Disa teste mund të ndihmonin, por ato përdoren rrallë. Por në mungesë të tyre nuk është e
arsyeshme të vihet në dyshim prania reale e çrregullimeve. Ndihma mjekësore nuk është e thjeshtë.
Duhet në radhët e parë të kuptohet vuajtja e të sëmurit që e ndien veten të dobësuar dhe jo të mohohet kjo vuajtje, duke e detyruar të sëmurin të marrë përsipër detyra që paraqiten të vështira për të, si p.sh duke e nxitur të rifillojë veprimtarine mendore të mëparshme, për të cilën ai ende nuk ndihet gati. I sëmuri mund të ndihmohet dhe me disa barna stimuluese mendore si Nootropyl, Cleregil, por pa mbingarkuar recetat me barna në rast se preparatet e mëparshme nuk tregohen efektive. Në shumë raste këto çrregullime përmirësohen me largimin e dhimbjes së kokës ose të gjendjes depresive. Në shumë raste, përmirësimi vjen edhe pa mjekim pas një periudhe kohe.
Sindroma anksio-depresive
Këto sindroma nuk janë të rralla pas traumave të kokës. Ato duhet të konsiderohen si komplikacione të vërteta që u shtohen çrregullimeve të sindromës subjektive në formë trishtimi, mungesë energjie, vështrimi të dhimbshëm edhe kur ekzaminimet plotësuese mbeten negative, gjë që i bën të sëmurët të mendojnë se mjeku nuk ka kuptuar sëmundjen e tyre. Mund të përdoret një mjekim antidepresiv, duke përshtatur dozat gradualisht dhe duke vëzhguar për efekte anësore. Mund të shpresohet për një rezultat pozitiv, por duhet patur parasysh, se nuk duhet insistuar me preparate ose doza të paefektshme. Ekzistojnë disa sindroma apragmatike me simptomatologji të dhimbshme dhe introverse, që i rezistojnë shumë mjekimit
antidepresiv. Ka mundësi, që me anën e teknikave të rehabilitimit motor dhe të mobilizimit për riintegrim shoqëror, me psikoterapi inkurajuese sistematike nga ana e familjarëve, i sëmuri mund të nxirret nga kjo gjëndje që mund të përfundojë diagnoza me një studim serioz klinik të EEG. Një mjekim i tillë nuk ka asnjë vlerë parandaluese dhe ka të metën, se gjen gabimisht etiologjinë e çrregullimeve që kanë prejardhje të panjohur. Natyrisht, kur vërtetohet diagnoza e një epilepsie post traumatike, duhet të bëhet një mjekim specifik, por me doza minimale të efektshme, me qëllim që të mos dobësohet vigjëlenca dhe të mos shtohen çrregullimet e tonusit.

Çrregullimet e shqisave
Çrregullimet e të parit janë të shpeshta. Fillimisht mund të provohet përshtatja e syzeve, që i sëmuri mund të ketë përdorur para traumës. Souleirac dhe Baron kanë vënë në dukje rëndësinë e çrregullimeve të sinergjisë së lëvizjes së syve, sidomos kur i sëmuri bën përpjekje për konvergjencë gjatë leximit. Me anë të syzeve përkatëse këto çrregullime mund të korrigjohen. Fotofobia shton shqetësimet e syve dhe lodhjen e shpejtë gjatë punës para ekranit kompjuterik. Në disa sindroma subjektive pas traumës së kokës janë vënë re modifikime të shijes dhe të nuhatjes kundër të cilave ende nuk janë gjetur mjekime të efektshme.
Astenia dhe çrregullimet seksuale
Astenia është një simptomë e shpejtë midis pasojave të hershme pas aksidentit dhe mund të vazhdojë me javë ose me muaj sipas moshës dhe gjendjes fizike të pacientit. Lodhja vjen shpejt pas cdo veprimtarie fizike ose mendore dhe shoqëohet me dobësim të rezistencës ndaj zhurmës dhe ndaj streseve psikologjike. Mjetet “forcuese” të vjetra bëjnë në një gjëndje pseudodemenciale.

Pagjumësia dhe sindroma e ankthit
Pagjumësia është pasojë e shpeshtë e traumave të kokës dhe mund të shoqërojë sindromën subjective. Ajo ka mundësi të bëjë pjesë në kuadrin e një sindrome depresive ose të një sindrome anksioze të një neuroze pastraumatike me ëndrra të këqija që përsëriten. Pagjumësia e natës që zakonisht kombinohet me një përgjumësi të ditës, mund të mjekohet me barna hipnotike benzodiazepinikë, por me doza shumë të vogla dhe me terapi afatshkurtra. Dozat më të mëdha mund të shtojnë hipotoninë muskulare, vertizhet, dhe përgjumësine gjatë ditës. Disa sindroma anksioze fobike mund të marrin një karakter autonom, sic janë agoraphobia, fobia e veturës, vertizhi i lartësive. Kur mjekimi anksiolitik nuk jep rezultate ose bën efekt të pamjaftueshëm, mund të provohet psikoterapia e sjelljes.
Simulimi
Për të pasur nje process terapeutik të drejtë duhet të merren parasysh këto koncepte. Sindroma subjektive posttraumatike nuk duhet të cilësohet simulim apo histeri vetëm sepse egzaminimet plotësuese rezultojnë negative. Mundësia e simulimit është shqetësuese dhe duhet të merret parsysh , por pa e tepruar, sepse në fakt simulimi është tepër i rrallë.
Marrë nga: « La Revue du Praticien »
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›